Edi Rama ka reaguar në lidhje me situatën në Zvërnec, ku ndërtimi i resortit të Jared Kushner, është shoqëruar me protesta dhe dhunë.
Në një reagim në rrjete sociale, Rama njofton se ditën e nesërme përmes një lidhje live do të tregojë sipas tij, të vërtetat e këtij projekti, i cili ende nuk është bërë transparent për publikun.
Akuzat se ky projekt po u rrëmben tokat disa qytetarëve që pretendojnë pronësinë, Rama i ka cilësuar si të pavërteta, ndërsa sipas tij, ky projekt, është një mundësi e jashtëzakonshme për Shqipërinë.
Nesër e kam radhën unë për të folur për një projekt të jashtëzakonshëm për Shqipërinë, për të cilin punohet prej disa vitesh tanimë dhe i cili nuk ka asnjë lidhje me disa të pavërteta të mëdha, që janë hedhur në qarkullim ditët e fundit.
Ndërkohë e përgëzoj lidershipin e Policisë së Shtetit për reagimin e shpejtë e të saktë, qoftë ndaj atij grushti muskujsh pa tru me statusin e rojeve private të sigurisë, qoftë ndaj drejtuesve vendorë të policisë së Vlorës. Qasja e re e tolerancës zero ndaj çdo uniforme blu që cënon besimin e publikut, është e duhura.
*Për vetë projektin dhe të vërtetat e të pavërtetat rreth tij, më shumë nesër në 10.00. Live për të gjithë të interesuarit natyrisht”,- shkruan Rama në “X”.
Nesër e kam radhën unë për të folur për një projekt të jashtëzakonshëm për Shqipërinë, për të cilin punohet prej disa vitesh tanimë dhe i cili nuk ka asnjë lidhje me disa të pavërteta të mëdha, që janë hedhur në qarkullim ditët e fundit.
Ndërkohë e përgëzoj lidershipin e…
— Edi Rama (@ediramaal) May 31, 2026














