Një makinë ka shpërthyer në flakë mesditën e kësaj të diele, në aksin rrugor Korçë – Ersekë, në afërsi të Qafës së Qarrit.
Sipas raportimeve, në mjetin tip “Benz” po udhëtonte një familje, ndërsa në rrethana ende të paqarta është përfshirë nga flakët.
Fatmirësisht, udhëtarët kanë mundur të dalin në kohë pa marrë lëndime serioze, sakaq zjarrfikësja ka bërë të mundur fikjen e flakëve.
Paraprakisht dyshohet se shkak për zjarrin bshtë bërë një defekt teknik në mjet, favorizuar dhe nga temperaturat e larta.














