Anëtari i Këshillit Bashkiak të Vlorës, Atird Hoxha, ka ngritur akuza ndaj kryebashkiakes Brunilda Mersini, se kjo e fundit po injoron mbledhjet e Këshillit Bashkiak.
Nga mbledhja e Këshillit, Hoxha e ka akuzuar Mersinin se ka frikë të përballet me fjalët e këshilltarëve. Sipas tij, Mersini është zgjedhur nga qytetarët që të japë llogari para Këshillit, por kjo e fundit tregon mospërfillje duke mos u paraqitur në mbledhje, pasi i di problematikat e qytetit por zgjedh të mos i përfillë.
Hoxha sjell në vëmendje ndërtimin në Zvërnec, një situatë që sipas tij Mersini është e detyruar patjetër të japë llogari.
“Është e disata herë që këtu nuk vjen kryetarja e Bashkisë. Në qoftë se kryetarja e Bashkisë ka frikë nga fjalët e këshilltarëve apo nga problemet e qytetit është problem i saj, nuk është problem i jonë.
Është e pafalshme dhe tregon një mospërfuillje të këtij Këshilli. Kryetarja e Bashkisë është votuar nga qytetarët që të vijë të japë llogari para Këshillit. Një herë në muaj është Këshilli, nuk është ditë për ditë që kryetarja e Bshkisë ka agjendë të ngjeshur. Aktualisht ka një problem madhor në Vlorë, që ka të bëjë me një investim që përfshin sipërfaqe të konsiderueshme, që është në zonën e Zvërnecit. 650 hektarë. Prandaj duhet të vijë kryetarja të japë llogari”,- është shprehur Hoxha ndër të tjera.
@gjurmon.al“Këtu nuk vjen kryetarja e bashkisë, nëse ka frikë nga fjalët e këshilltarëve është problemi i saj”♬ original sound – www.gjurmon.al














