Një situatë e pazakontë është regjistruar sot në Tiranë, në zonën e Rrugës së Elbasanit, pranë Ambasadës Amerikane, ku për disa momente është krijuar shqetësim mes qytetarëve pasi në mes të rrugës ishte lënë një kovë e dyshimtë.
Menjëherë pas njoftimit, policia mbërriti në vendngjarje dhe kreu verifikimet përkatëse për të sqaruar përmbajtjen e saj.
Pas kontrollit, rezultati rezultoi i papritur edhe për vetë efektivët: brenda kovës ndodheshin vetëm fasule.














