Deputeti demokrat Saimir Korreshi ka sjellë sërish dëshmi të asaj se ç’po ndodh në spitalin e Lushnjës. Përmes një postimi në Facebook, Korreshi thekson se ambulancat janë jashtë çdo standardi dhe pa kolaudim, duke rrezikuar jetën e qytetarëve.
“Mender Flota e Ambulancave të Spitalit Lushnje. Jashtë çdo standardi, pa kontroll teknik (kolaudim) dhe pa shërbime duke rrezikuar jetë e qytetarëve!
Pagesa për orët shtesë shqetësim për shoferat që duhet ti përshëndes për punën e palodhur me mjete mizerabel!
Alooo 127 dhe të përgjigjet Tirana edhe pse ti urgjencën e ke në Lushnje!!”, shkruan Korreshi.














