Rasti i trajtuar në emisionin “Stop”, këtë të martë, më 26 maj ka ndodhur në zonën e Porcelanit, në Tiranë, ku një çift të rriturish ka ngritur një skemë shfrytëzimi, duke përdorur fëmijë të vegjël, për të shitur lule.
Ata lëvizin me një kamionçinë të vogël, ku transportojnë lulet dhe më pas ndalojnë në një pikë të caktuar. Aty fillon “ndarja e punës”. Të rriturit qëndrojnë në kafe ose në mjet, ndërsa fëmijët shpërndahen në zonë, për të shitur.
Pamjet filmike tregojnë momentin, kur të rriturit u japin fëmijëve lulet dhe i nisin nëpër rrugë. Më pas, të miturit shkojnë në rrugë e lokale, duke ofruar produktin.
Në një prej komunikimeve, një vajzë e mitur e pyetur, pse nuk është në shkollë, përgjigjet, se e ka mësimin pasdite. Ndërsa për paratë që fiton, përgjigjja është, se ia jep mamit.
Fëmijët tregojnë, se vazhdojnë të shesin deri në mbrëmje, në varësi të ditës.Edhe më shqetësues është fakti, se fëmijët dalin për të shitur edhe në kushte të vështira të motit. Ata vetë tregojnë se i transportojnë lulet me autobus dhe i mbajnë në krah për distanca të gjata.
Biseda me të miturit:
Episodi 1:
Qytetarja: Iii sa të bukura qënkan. Sa janë ato?
E mitura: Këto 5 mijë lekë.
Qytetarja: Po ato të voglat?
E mitura: Edhe ato 5 mijë lekë janë krejt.
Qytetarja: Edhe ato?
E mitura: Hë, hë.
Qytetarja; Po a s’je në shkollë tani ti?
E mitura: Po e kam mbasdite unë.
Qytetarja: E ke mbas dite. Ça ore e merr?
E mitura: Nga ora 1 shkoj.
Qytetarja: Po e vogla?
E mitura: Kjo shkon në kopsht.
Qytetarja: Ku i merrni ju këto?
E mitura: I blejmë.
Qytetarja: E ke larg shtëpinë nga këtu?
E mitura: E kam në Babrru.
Qytetarja: Po me ça vjen?
E mitura: Me autobus.
Qytetarja: Me lule? Me autobus?
E mitura: Po!
Qytetarja: Po tani, ku i çoni këto lekët?
E mitura: Ia japim mamit.
Qytetarja: Mirë zemër. Ku i shisni? Nëpër lokale? Ku i shisni?
E mitura: Nëpër lokale.
Qytetarja: Zemër, po s’ke ftohtë ashtu ti pa çorape? Është ftohtë.
Qytetari: Si e ke emrin ti?
E mitura: Exxxx!
Qytetari: Hajd’ t’i rregullojmë bashkë! Këmbën tjetër!
Qytetarja: Ia thashë pra zbathur, ka ftohtë.
Qytetari: Këmbën tjetër! Fute këmbën këtu!
Episodi 2:
Qytetari: Te cila shkollë je ti?
E mitura: Te “Azem Hajdari”.
Qytetari: Po dilni çdo ditë ju, që shisni?
E mitura: Kshu dalim.
(Blejmë lule)
E mitura: Faleminderit!
Qytetarja: Me atë kamionçinën e bardhë, që zbritët me lulet, keni dhe vëllain tjetër atje?
E mitura: Po!
Qytetarja: Është i vogël ai?
E mitura: Po! Ai është më i vogël.
Qytetarja: Je lodhur duke shitur lulet?
E mitura: Jo!
Qytetarja: Apo pak?
E mitura: Jo! Jo!
Qytetarja: Keni shumë për të shit sot?
E mitura: Po!
Qytetarja: Ishte furgoni plot, ajo kamionçina?
E mitura: Po!
Qytetarja: Babi ishte ai? Ai burri?
E mitura: Jo! Daja ai, se babin nuk e kam unë, e kam… Është në Lezhë.
Qytetari; Po kjo te cila çerdhe është?
E mitura: Un’ s’e di. (Qesh)
Qytetari: S’e di?
E mitura: Jo!
Qytetari: Po ti sa vjeçe je?
E mitura: XX!
Qytetarja: Mbasi ikni nga këtu, tek cila zonë ju çon mami tjetër? Ku ju çon tjetër?
E mitura: Këtu tek parkingu. Është një parking i madh më poshtë.
Qytetari: Deri në darkë rrini duke shitur?
E mitura: Po i mbaruam të tëra, ikim në shpi. Po s’i mbaruam, s’ka gjë.
Qytetari: Po daja si e ka emrin?
E mitura: E ka, ashtu XXX xxx, XXX xxx.
Qytetarja: Daja rri me ju në shpi?
E mitura: Jo!
Qytetaja: Ku rri daja?
E mitura: Ka shtëpinë e vet, në “uzinën traktorëve”.
Qytetarja: Lekët pastaj, ia çoni dajës edhe mamit?
E mitura: Jo, vetëm mamit ia çoj.
Qytetarja: Daja vjen ju merr te shtëpia me atë kamionçinën, apo..?
E mitura: Po!
Episodi 3:
Qytetari: Kush është 3 mijë lkë nga këto?
Fëmijët: Kjo!
Qytetari: Po tjetër, ça ke? Po ti, si e ke emrin?
E mitura: Exxxx!
Qytetarja: Shih barkun përjashta!
Qytetari: Ça ke tjetër? Prit! Prit, mos..! Cila lule të pëlqen?
E mitura: Nuk e di!
Qytetari: Nuk e di?
(Blejmë lule)
Qytetarja: Po pse keni dalë nëpër shi, mor amani?!
Qytetarja: Të gjitha këto i keni marrë në krah nga shtëpia deri këtu?
I mituri: Po! Me autobus.
Qytetarja: Po me autobus i morët të gjitha këto ju?
Qytetari: Pse mo, ku i kini ata ju?
I mituri: Në Babrru!
Qytetari: Prindërit more?
I mituri: Aha, mami ka shku, t’u shit lule.
Qytetari: Edhe mami?
I mituri: Po!
Qytetarja: Nejse, si i ke marrë nga shtëpia deri këtu këto? Në krahë?
I mituri: Me autobus.
Qytetarja: Po ti ke ftohtë? Se po bie shumë shi prandaj, se keni ftohtë.
I mituri: Deri atje poshtë.
Qytetari: Ke shit lule sot? Apo kjo është e para?
I mituri: S’kena shit asnjë.
Qytetari: Kjo është e para? Eh, mirë!
/tvklan.al














