Egnatia ka triumfuar 1-2 ndaj Vllaznisë në ndeshjen e Final Four të zhvilluar në “Air Albania”.
Rrogozhinasit kaluan të parët në avantazh me golin e Sotës në pjesën e parë, ndërsa Vllaznia reagoi në pjesën e dytë duke barazuar me Qaton.
Goli vendimtar i Egnatias u shënua nga Adjessan, duke sjellë edhe tension në fushë mes dy skuadrave, ku arbitri Jorgji ndëshkoi me karton të kuq Aleksin.
Me këtë fitore, Egnatia shkon në kuotën e 34 pikëve, tre më shumë se Vllaznia.














