Autoritetet franceze kanë pezulluar kontrollet shtesë nga qyteti i Doverit, në kufirin me Mbretërinë e Bashkuar, pasi udhëtarët drejt portit përballen me radhë të gjata.
Ky vendim gjithashtu ka për qëllim uljen e kohës së pritjes për turistët, pas raportimeve për probleme të shkaktuara nga sistemi i ri i kontrollit kufitar.
Një deklaratë nga administrata e portit thotë se vendimi u mor pasi autoritetet kufitare u njoftuan për “situatën kritike”.
Sipas BBC-së, kontrollet biometrike në kufijtë e BE-së, të njohura si Sistemi i ri i Hyrjes/Daljes (EES), do t’u kërkojnë udhëtarëve britanikë të bëjnë foto dhe të marrin gjurmët e gishtërinjve për të hyrë në Francë.
Sipas raportimeve, në portin e Doverit autoritetet franceze nuk e kishin aktivizuar ende plotësisht sistemin biometrik, çka ndikoi në krijimin e vonesave dhe problemeve në qarkullim.














