Kryetari i PD Krujë, Aulon Kalaja ka denoncuar degradimin e rrugëve në Krujë. Nga terreni, Kalaja ka sjellë situatën mbi atë që po ndodh në zonën rreth e qark stadiumit të ekipit të futbollit të Kastriotit.
Një hapësirë, që sipas tij, dikur ishte simbol i suksesit sportiv, sot është transformuar në një vatër degradimi.
Në një vëzhgim të kryer në terren, Kalaja konstatoi se vetëm në një segment të shkurtër prej 250 metrash përgjatë aksit të njohur si rruga e Krujës, numërohen plot 11 gropa të thella.
Ky degradim i thellë i rrugës, thekson Kalaja, dëshmon për një mungesë të theksuar të vëmendjes dhe mirëmbajtjes nga ana e institucioneve përgjegjëse.
Ju përshëndes të gjithëve, ndodhem në qytetin e Krujës, jam pozicionuar aty ku fillon stadiumi i ekipit Kastrioti.
Dikur shumë i suksesshëm, tani është kthyer në një vend që hidhen qen të rrugës dhe materiale inerte.
Në fakt nuk është ky denoncimi për ditën e sotme. Është denoncimi se sa gropa ka rruga e Krujës rreth e qark stadiumit të Krujës.
Në një distancë prej 250 metrash kemi 11 gropa në atë që quhet rruga e Krujës.”- tha Kalaja.














