• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Kuba shënjestër? SHBA-të zhvendosin në Karaibe aeroplanmbajtësen Nimitz. A po përgatitet një skenar “alla venezuelian”

15:24 : 22/05/2026
në BOTA

Me ngritjen e akuzave ndaj Raúl Castro-s, duket se në Kubë po përsëritet skenari venezuelian. Këtë do ta tregonte edhe mbërritja në jug të Detit të Karaibeve e aeroplanmbajtëses me energji bërthamore Nimitz dhe grupit të saj të sulmit, megjithëse një burim qeveritar i tha New York Times se bëhet fjalë për një “demonstrim force dhe jo për operacione të rëndësishme ushtarake”, ashtu si ndodhi me aeroplanmbajtësen Gerald Ford gjatë operacionit për kapjen e Nicolás Maduro-s.

Në çdo rast, për Donald Trump kapja dhe burgosja e presidentit venezuelian përfaqëson “skenarin perfekt” që administrata e tij synon të imitojë për të riorganizuar qeveritë “armiqësore” ndaj SHBA-ve në botë.

Pas suksesit të operacionit kundër diktatorit të Caracas-it, pa viktima amerikane dhe me një regjim të ri (pak demokratik por të bindur ndaj Uashingtonit) manjati provoi pa sukses të njëjtën gjë me qeverinë e ajatollahëve në Teheran. Tani parashikohet një tranzicion “alla venezuelian” edhe për Kubën. Por a është i realizueshëm ky skenar në ishullin e Revolucionit?

“Modeli Caracas” është i thjeshtë: eliminohet lideri suprem, mbahet në pushtet shumica e funksionarëve të nivelit të mesëm për të garantuar stabilitet administrativ dhe lidhen menjëherë marrëveshje ekonomike e tregtare me drejtuesit e rinj. Demokracia, me pak fjalë, kalon në plan të dytë.

Lexo edhe:

SHBA tërheq trupat nga Lituania

SHBA i kërkon Evropës dhe Kanadasë të forcojnë forcat ajrore dhe detare të NATO-s

Në Venezuelë, presidentja e përkohshme Delcy Rodríguez po punon që prej ditës së parë, pas arrestimit të Maduro-s më 3 janar dhe transferimit të tij në New York për gjykim, në harmoni të plotë me Shtëpinë e Bardhë. Njëzet e gjashtë vite “chavismo” duket se u fshinë brenda një nate në emër të biznesit të ri të naftës. Vetëm në dukje, sepse drejtuesit ushtarakë, shtylla kryesore e diktaturës, vazhdojnë të mbajnë fort kontrollin dhe për zgjedhje demokratike ende nuk flitet.

Por Havana nuk është Caracas-i, paralajmërojnë ata që e njohin mirë regjimin e Castro-s. Është pak e mundshme që të instalohet një “kastrizëm me vulën e xhaxha Samit”. Përtej kompaktësisë së dukshme të qeverisë komuniste rreth figurës së Raúl Castro-s mbi 90 vjeç, pengesa kryesore gjendet në SHBA, jo në Kubë.

 “Në bisedat e mia me njerëz të administratës, nuk shoh hapësirë për liderët aktualë, as për presidentin, as për familjen Castro. Jam i bindur se objektivi final i Trump-it është një ndryshim qeverie në Kubë, në një afat shumë të shkurtër,” tha Hugo Cancio, biznesmen kubano-amerikan nga Miami, themelues i platformës e-commerce Katapulk.

Ndryshe nga Venezuela, emigrantët nga Kuba kanë krijuar një rrjet politik të fuqishëm, të integruar në institucionet e Washington-it: 11 anëtarë të Kongresit amerikan janë me origjinë kubane dhe ushtrojnë presion të vazhdueshëm për rrëzimin e regjimit të Havana-s. Komuniteti kuban i Miami-t nuk do të pranonte kurrë një zgjidhje hibride.

Sekretari i Shtetit dhe aspirant për president, Marco Rubio, me origjinë kubaneze, i ngarkuar me negociatat (jo fort sekrete) me nipin gjithnjë e më të fuqishëm të Raúl Castro-s, Raúl Rodríguez Castro, e di mirë që “modeli venezuelian” nuk do të pranohej nga komuniteti i tij, që përbën një pjesë të rëndësishme të elektoratit.

Këtë e konfirmon edhe sondazhi i fundit i Pew Research Center: vetëm 66% e latinëve që votuan Trump-in në vitin 2024 ende miratojnë veprimet e tij, me një rënie prej 27 pikësh nga fillimi i mandatit të dytë.

Nëse dështon “zgjidhja venezueliane”, mbetet opsioni i pushtimit. Por ky është një skenar i paparashikueshëm, me shumë të panjohura: si do të silleshin ushtarët kubanezë të stërvitur për besnikëri absolute? Si do të reagonte populli kubanez, i lodhur nga mungesa e demokracisë, i përbërë kryesisht nga gra, të moshuar dhe fëmijë, pasi burrat e rinj kanë ikur masivisht nga ishulli?

Revolucioni kuban është në pushtet që nga viti 1959. Ndryshe nga Venezuela, ku “chavismo” (lëvizja politike dhe ideologjike e krijuar nga Hugo Chávez) nisi në 1998, në Kubë nuk ekziston një opozitë reale, veç disa grupeve disidente të mbështetura nga Kisha Katolike.

“Venezuelianët duan rikthimin e ditëve të lavdisë së boom-it të naftës së shekullit XX; kubanezët duan një fillim të ri,” shkruan Politico. Por edhe të rinjtë e dinë, sepse në shkollat revolucionare është mësuar gjithmonë, që Kuba ka qenë e “pushtuar” gjatë nga SHBA-të dhe para revolucionit “interesat amerikane merrnin gjysmën e sheqerit me çmime të ulëta, zotëronin një të tretën e fabrikave të sheqerit, një të tretën e shërbimeve publike, 90% të prodhimit të energjisë elektrike dhe gati një të katërtën e territorit të ishullit”.

Trump kërkon një fitore politike për të zbutur zemërimin e elektoratit “nga lufta e gjatë në Iran dhe rritja e çmimeve të benzinës”, shkruan New York Times.

Shefi i CIA-s, John Ratcliff, gjatë vizitës së tij historike në Havana, i dha një ultimatum ministrit të Brendshëm kubanez, Lázaro Casas, dhe Raúl Rodríguez Castro.

“Do të ishte e pakëndshme nëse do t’i ndodhte diçka e keqe këtij ishulli të bukur,” tha në stil mafioz, pikërisht ditën kur Havana pranoi se rezervat e fundit të karburantit po mbarojnë. Kur kërcënimet të marrin fund, çdo vendim nuk do të jetë i lehtë dhe do të ketë pasoja të paparashikueshme.

/ Corriere della Sera

Etiketa: KubaSHBA

Lajme të lidhura

BOTA

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026
BOTA

SHBA i kërkon Evropës dhe Kanadasë të forcojnë forcat ajrore dhe detare të NATO-s

17:48 : 03/06/2026
BOTA

SHBA sanksionon bursën më të madhe të kriptovalutave në Iran, e lidhur me Gardën Revolucionare

10:24 : 03/06/2026
BOTA

SHBA planifikon rritjen e avionëve me bomba bërthamore në Evropë

16:43 : 02/06/2026
Lajmet e Dites

Trump: Marrëveshja me Iranin pritet të arrihet gjatë javës së ardhshme

13:03 : 02/06/2026
BOTA

“Të mos isha unë, do kalbeshe në burg”, detaje nga biseda telefonike e tensionuar mes Trump dhe Netanyahut

11:57 : 02/06/2026
Para

Ngatërruan rrugën nga një iluzion optik, “rindërtimi” i tragjedisë në Maldive ku humbën jetën 5 zhytësit

TË GJITHA

Efektivi i vrarë, Enea Mekolli

Ngjarja e rëndë në Maliq, ja kush është efektivi që u vra në krye të detyrës

09:02 : 04/06/2026

EMRAT/ Një efektiv u vra dhe një tjetër u plagos, detaje nga operacioni ku pati shkëmbim me armë zjarri!

08:50 : 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

08:43 : 04/06/2026

Tragjedia në Lezhë/ Dalin fotot e dy të rinjve që u mbytën në det

08:38 : 04/06/2026

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026

E rëndë në Maliq/ Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një polic, plagoset një tjetër

08:18 : 04/06/2026

Këmbimi valutor 4 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom