Alban Cjapi, një shqiptar i njohur në tregun kriminal të Palermos, është identifikuar si një nga furnizuesit kryesorë të drogës për organizatën mafioze ‘Cosa Nostra’. Ai përdorte pseudonimin “Thomas Shelby” dhe konsiderohet si një bos droge i rëndësishëm, duke luajtur rol kyç në furnizimin me kokainë të grupit të udhëhequr nga Gabriele Pedalino, një mafioz i zonës Santa Maria di Gesù.
Sipas mediave të huaja, Pedalino, nip i boss-it historik Salvatore Profeta, drejtonte aktivitetet kriminale nga burgu, ku kishte në dispozicion smartphone dhe jepte urdhra për ngarkesa të mëdha droge që mbërrinin në Palermo. Përveç tij, edhe Giuseppe Bronte, një tjetër grosist, vazhdonte të drejtonte trafikun edhe nga arresti shtëpiak.
Hetimi i fundit, i koordinuar nga prokuroria antimafia, çoi në 26 arrestime, duke zbuluar rrugët e shpërndarjes së drogës dhe mënyrat e komunikimit të trafikantëve, të cilët përdornin aplikacione si Signal, Threema dhe Zangi për të shmangur përgjimet.
Droga vinte kryesisht nga Kalabria dhe Campania, ndërsa pseudonimet e përdorura në komunikime, si “e bardha”, “007”, “minuta” dhe “toptha”, u bënin të sigurt për aktivitetet e tyre. Alban Cjapi, si furnizues i aktiv, kishte edhe tensione me palermitanët për shkak të cilësisë së dobët të mallrave të shitura, por roli i tij mbetet thelbësor në rrjetin e ‘Cosa Nostra’-s.
Ky rast, sipas mediave të huaja, tregon sesi mafiet moderne përdorin teknologjinë për të menaxhuar trafikun e drogës, duke operuar edhe nga burgu dhe duke përdorur kode dhe pseudonime të njohura për të shmangur zbulimin.














