• Kontakt
Thursday, August 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

‘Ky qenka më në rregull se ne’/ Psikiatri ndryshon rrjedhën e hetimit për të riun që vrau prindërit

22:10 : 16/06/2018
në AKTUALITET

Policia e Dibrës ka dyshime të forta se krimi në familjen Sela ku djali i sapokthyer nga Anglia vrau nënën dhe babain e tij, ka ndodhur për shkak të parave dhe se shëndeti mendor i 26-vjeçarit të jetë inskenuar prej tij pas ngjarjes së rëndë. I riu Qemal Sela dyshohet se ka debatuar nëpërmjet telefonit me familjarët e tij që kur ai ndodhej ende në kamp dhe priste deportimin. Burime nga Policia bënë të ditur se gjatë vizitës paraprake të 26- vjeçarit te mjeku psikiatër, ky i fundit është shprehur me rezerva sa i përket gjendjes mendore të të arrestuarit për vrasje.

Pas vendimit të Gjykatës që Qemal Sela të qëndronte përkohësisht në Spitalin e Burgut Tiranë, ai është dërguar për vizitë te mjekët specialistë. Oficerët që e kanë shoqëruar Qemal Selën te mjeku psikiatër thanë se janë befasuar nga sjellja e tij, totalisht ndryshe nga çfarë kishin parë në Peshkopi.

“Qemali iu përgjigj normalisht të gjitha pyetjeve të mjekut. U pyet për vitet e qëndrimit në Angli, punën e bërë atje, krimin e kryer, etj. Mjeku në fund u shpreh se: ‘Ky qenka më në rregull sesa ne’.

Kjo ka bërë që hetimet të marrin drejtim tjetër, pra, të dyshohet se krimi është kryer me koshiencë. Po përdoren metoda speciale të hetimit dhe shumë shpejt do të zbardhet e vërteta. Krimi është kryer me sa duket për shkak të harxhimit të kursimeve të 26-vjeçarit. Po ashtu, ai nuk ka qenë dakord me blerjen e një objekti tjetër, çka ka bërë që familja Sela të mos kishte lekë në gjendje”, bënë të ditur burime nga Policia e Dibrës.

Lexo edhe:

PSG triumfon në finalen e Superkupës, thyen me penallti Tottenhamin

Horoskopi, e mërkurë, 14 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

KONFLIKTI

Nga hetimi i kryer, ka rezultuar se babai i tij, Flamur Sela, e ka pritur të birin në Rinas ditën e deportimit nga Anglia.

Por për shkaqe ende të paqarta, 26-vjeçari nuk ka pranuar të udhëtojë me makinën e prenotuar nga i ati, por ka porositur një taksi tjetër dhe ka udhëtuar i vetëm drejt Peshkopisë.

Sipas të dhënave, edhe vëllai i tij ka dalë në Maqellarë për ta pritur Qemalin, por as këtu ai nuk ka ndaluar për t’u përshëndetur me të.

Dyshohet se natën para ngjarjes debati në familjen Sela ka qenë mjaft i ashpër. 26-vjeçari ka kërkuar llogari se ku janë përdorur paratë e tij dhe a ka lekë gjendje.

Nga të dhënat e siguruara nga Policia nëpërmjet marrjes në pyetje të personave që kanë dijeni për krimin e rëndë, prindërit e tij, Flamur e Zeqimete Sela, i kanë thënë atij se i kishin shpenzuar të hollat e dërguara prej tij për zgjerimin e biznesit.

Madje, ata kishin blerë te një i afërmi i tyre një hotel tjetër, që përdorej po për llixha.

ARMA

Policia bëri të ditur ditën e ngjarjes, se arma e krimit ishte gjetur nga autori në mjediset e brendshme të shtëpisë dhe se familja Sela e mbante për të ruajtur biznesin. Ndërkohë, e vërteta rezulton ndryshe. Nga hetimi ka rezultuar se autori Qemal Sela, para shtatë vitesh, para se të largohej në Angli, e kishte fshehur atë në murin e shtëpisë. Madje, ai e kishte suvatuar armën në mur që të mos binte në sy. Ditën e krimit ai ka marrë çekiç e daltë dhe e ka hapur murin ku kishte fshehur armën. Pasi e ka nxjerrë atë, ai ka kryer vrasjen e dy prindërve, Flamur e Zeqimete Sela, 55 e 50 vjeç. /Panorama.

Lajme të lidhura

SPORT

PSG triumfon në finalen e Superkupës, thyen me penallti Tottenhamin

23:11 : 13/08/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, e mërkurë, 14 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 13/08/2025
SPORT

Interi dhe Milani mbeten “thatë”, Liverpooli u rrëmben objektivin e merkatos

22:54 : 13/08/2025
AKTUALITET

“Edhe rajoni po digjet”, por Greqia sjell mjetet zjarrfikëse që Shqipëria nuk i ka

22:47 : 13/08/2025
AKTUALITET

Aksident në aksin Fier–Levan, përplasen 2 automjete, njëri përfundon në kanal

22:24 : 13/08/2025
NDRYSHE

Sam Altman sfidon Neurolinkun e Musk, gati startupi për “bashkimin” e njeriut me makinerinë

22:23 : 13/08/2025
Para

Largohet nga “Vizioni” për në “Klan”, Turjan Hysko tregon arsyet e vendimit

TË GJITHA

PSG triumfon në finalen e Superkupës, thyen me penallti Tottenhamin

23:11 : 13/08/2025

Horoskopi, e mërkurë, 14 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 13/08/2025

Interi dhe Milani mbeten “thatë”, Liverpooli u rrëmben objektivin e merkatos

22:54 : 13/08/2025

“Edhe rajoni po digjet”, por Greqia sjell mjetet zjarrfikëse që Shqipëria nuk i ka

22:47 : 13/08/2025

Aksident në aksin Fier–Levan, përplasen 2 automjete, njëri përfundon në kanal

22:24 : 13/08/2025

Sam Altman sfidon Neurolinkun e Musk, gati startupi për “bashkimin” e njeriut me makinerinë

22:23 : 13/08/2025

PSG-së nuk po i ecën me ekipet londineze, Tottenham dyfishon shifrat

22:17 : 13/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com