Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ndërmarrë një tjetër operacion mbrëmjen e kësaj të marte, në Komisariatin e Sarandës, në kuadër të një hetimi të zhvilluar në bashkëpunim me Prokurorinë e Sarandës.
Burime për mediat bëjnë me dije se deri tani është ekzekutuar një urdhër ndalimi ndaj një oficeri të seksionit të krimeve të rënda në Komisariatin e Sarandës.
Mësohet se bëhet fjalë për nënkomisar Edmond Ruçin, i dyshuar për “shpërdorim detyre”.
Operacioni është ende në vijim dhe detaje të reja pritet të bëhen publike në orët në vijim.














