• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Të gjithë duan “çun”! Shqipëria, anomali në lindje, djemtë mbi normën natyrale

09:32 : 19/05/2026
në AKTUALITET, SOCIALE

Në një vit kur lindjet në Shqipëri vijuan të bien dhe vendi humbi sërish popullsi, raporti mes djemve dhe vajzave në lindje mbetet mbi nivelin që konsiderohet biologjikisht normal. Të dhënat e INSTAT tregojnë se në vitin 2024 në Shqipëri lindën 12.094 djem dhe 11.216 vajza, ose 108 djem për çdo 100 vajza. Vetë raporti thekson se norma natyrale është 105.

Devijimi bëhet edhe më i fortë në lindjet e katërta e më tej. Sipas tabelës së INSTAT, në këtë kategori raporti arrin në 113 djem për 100 vajza, ndërsa edhe te lindja e parë dhe e tretë raporti mbetet mbi normalen biologjike.

Në të njëjtin raport, INSTAT evidenton se numri total i lindjeve në vend ra në 23.310 në vitin 2024, me 307 lindje më pak se një vit më parë. Indeksi sintetik i fekonditetit mbetet në 1.64 fëmijë për grua, shumë poshtë nivelit 2.1 që konsiderohet i nevojshëm për zëvendësimin natyral të popullsisë.

Raporti gjinor në lindje është një nga treguesit më të ndjekur nga organizatat ndërkombëtare, pasi në shumë vende devijimet e vazhdueshme mbi normën biologjike janë lidhur historikisht me preferencën për djemtë. Shqipëria është përmendur prej vitesh në analiza demografike ndërkombëtare si një nga vendet e Ballkanit ku ky raport ka qëndruar vazhdimisht mbi mesataren natyrale.

Marsida Simo, sociologe, thotë për Monitor se, në vende ku ky fenomen ka qenë i fortë, si Kina apo India, është parë se një pjesë e burrave mbeten jashtë krijimit të familjeve, duke ndikuar te lindshmëria, konsumi familjar dhe stabiliteti social. Sipas saj, për Shqipërinë kjo bëhet edhe më problematike sepse lidhet me dy kriza që po ndodhin paralelisht: rënien e lindjeve dhe emigracionin masiv të të rinjve.

Lexo edhe:

Maran i befason të gjithë, publikohet formacioni zyrtar për ndeshjen në “Air Albania”

AirDNA: Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Raporti i INSTAT vjen në një moment kur struktura demografike e vendit po ndryshon me shpejtësi. Popullsia e Shqipërisë zbriti në 2.36 milionë banorë në fund të vitit 2024, ndërsa grupmosha mbi 65 vjeç vijon të rritet dhe emigracioni neto mbetet negativ për të dy gjinitë./ Monitor

Etiketa: lindjemeshkujShqiperi

Lajme të lidhura

SPORT

Maran i befason të gjithë, publikohet formacioni zyrtar për ndeshjen në “Air Albania”

18:51 : 03/06/2026
AKTUALITET

AirDNA: Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

15:16 : 03/06/2026
AKTUALITET

Pse korrupsioni vijon të mbijetojë në Shqipëri? CSDG: Goditen zyrtarët, por duhet goditur sistemi

13:59 : 03/06/2026
AKTUALITET

Kurthi i Ramës ndaj Amerikës

09:57 : 03/06/2026
AKTUALITET

Shqipëria e humb “kurorën” e rritjes më të lartë të netqëndrimeve turistike në Europë

14:17 : 02/06/2026
AKTUALITET

Shqipëria po mbushet me të huaj, lejet e punës në 2025, kryesojnë India, Egjipti dhe Turqia

10:48 : 02/06/2026
Para

Kulla 33-katëshe në Vlorë/ A fshihen Pandi Carapuli dhe Vullnet Sinaj i Big Market pas Donald Veshajt?

TË GJITHA

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

08:43 : 04/06/2026

Tragjedia në Lezhë/ Dalin fotot e dy të rinjve që u mbytën në det

08:38 : 04/06/2026

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026

E rëndë në Maliq/ Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një polic, plagoset një tjetër

08:18 : 04/06/2026

Këmbimi valutor 4 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 04/06/2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot

07:59 : 04/06/2026

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom