• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Lufta në Iran kërcënim serioz për ekonominë botërore

Ministrat e Financave të G7‑së mblidhen për dy ditë në Paris. Në qendër të diskutimeve pritet të jenë pasojat e luftës në Iran, e cila sipas ministrit gjerman të Financave, Klingbeil, po dëmton ekonominë botërore.

12:47 : 18/05/2026
në BOTA

Ministri gjerman i Financave, Lars Klingbeil, ka paralajmëruar për pasojat globale ekonomike të luftës në Iran. “Kjo luftë po dëmton masivisht zhvillimin ekonomik”, deklaroi politikani i SPD‑së para nisjes për në takimin e ministrave të Financave të vendeve të G7‑së në Paris. Duhet bërë gjithçka për t’i dhënë fund në mënyrë të qëndrueshme konfliktit dhe për të garantuar rrugët e lira detare.

G7 – një aleancë informale e vendeve kryesore industriale perëndimore – konsiderohet si kuadri i duhur për të diskutuar me SHBA‑në dhe shtete të tjera mbi çështjet urgjente botërore. Evropa në këtë drejtim mbështetet te bashkëpunimi në vend të konfrontimit, si dhe te tregtia e hapur. Lufta në Iran dhe bllokada e Ngushticës së Hormuzit përbëjnë “një kërcënim serioz për ekonominë botërore”, theksoi Klingbeil.

Lars Klingbeil, ministër gjerman i Financave në takimin e Bankës Botërore në Uashington, 16 prill 2026
Duhet bërë gjithçka për t’i dhënë fund në mënyrë të qëndrueshme konfliktit dhe për të garantuar rrugët e lira detare, ka kërkuar Klingbeil, ministër gjerman i Financave, para takimit të G7Fotografi: REUTERS

Trump kërcënon sërish Iranin me shkatërrim

SHBA‑ja dhe Izraeli nisën më 28 shkurt sulmet ushtarake kundër Iranit. Regjimi në Teheran reagoi me sulme ajrore ndaj Izraelit, disa vendeve të Gjirit dhe objektivave amerikane në rajonin e Gjirit – si dhe me bllokimin e Ngushticës së Hormuzit, një prej rrugëve më të rëndësishme detare të tregtisë në botë. Aktualisht në luftën në Iran është në fuqi një armëpushim. Megjithatë, ende nuk ka një zgjidhje të qëndrueshme për konfliktin dhe pasojat e rënda ekonomike, që lidhen me të. Presidenti amerikan Donald Trump e kërcënoi sërish regjimin me fjalë të ashpra. Nëse Irani nuk lëviz drejt marrëveshjes, “nga ata nuk do të mbetet më asgjë”, shkroi ai në platformën e tij Truth Social.

Lexo edhe:

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

Regjistrimet e makinave bien edhe në maj, lufta frenon importet nga Koreja e Jugut dhe Kina

Çështja e lëndëve të para: “të përgatitur për krizat”

Në Grupin e G7-s bëjnë pjesë Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Italia, Japonia, Kanadaja dhe SHBA‑ja. Në takimin e G7‑së, që zhvillohet të hënën dhe të martën në Paris, pritet që në qendër të jenë pasojat ekonomike të konfliktit në Lindjen e Mesme dhe ndikimi i mundshëm në tregtinë botërore.

Një temë tjetër është mbështetja për Ukrainën. Gjithashtu do të diskutohen pabarazitë në tregtinë globale, financimi i vendeve në zhvillim, si dhe masat kundër financimit të terrorizmit dhe krimit të organizuar.

Ministri gjerman i Financave, Klingbeil u shpreh para takimit të G7-s, se krizat aktuale tregojnë se Gjermania dhe Evropa duhet të bëhen më të pavarura dhe më rezistente ndaj krizave, sidomos në fushën e lëndëve të para, energjisë dhe zinxhirëve të furnizimit. Për këtë arsye, në Paris do të zhvillohen bisedime edhe me ministrat e Financave nga Brazili, India, Koreja e Jugut dhe Kenia.

Pavarësisht fokusit te Lindja e Mesme, lufta agresore e Rusisë kundër Ukrainës nuk duhet të dalë nga vëmendja, tha Klingbeil. Financimi i mbrojtjes së Ukrainës mbetet i garantuar nga G7 dhe BE‑ja. Për të çuar marrëdhëniet ekonomike dypalëshe në një nivel të ri, ai do të nënshkruajë në Paris me homologun e tij ukrainas, Serhij Martschenko, një marrëveshje për shmangien e tatimit të dyfishtë. Kjo pritet të forcojë shkëmbimin ekonomik dhe të krijojë siguri juridike për periudhën pas luftës, si dhe për rindërtimin./DW

Etiketa: ekonomiIranlufte

Lajme të lidhura

BOTA

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026
AKTUALITET

Regjistrimet e makinave bien edhe në maj, lufta frenon importet nga Koreja e Jugut dhe Kina

10:29 : 03/06/2026
BOTA

SHBA sanksionon bursën më të madhe të kriptovalutave në Iran, e lidhur me Gardën Revolucionare

10:24 : 03/06/2026
BOTA

Ukrainasit përballen me pasojat e sulmeve masive ruse

15:14 : 02/06/2026
Lajmet e Dites

Trump: Marrëveshja me Iranin pritet të arrihet gjatë javës së ardhshme

13:03 : 02/06/2026
BOTA

“Të mos isha unë, do kalbeshe në burg”, detaje nga biseda telefonike e tensionuar mes Trump dhe Netanyahut

11:57 : 02/06/2026
Para

Sistem i ri me probleme të vjetra, bizneset ankohen për mosfunksionimin e e-Albania

TË GJITHA

EMRAT/ Një efektiv u vra dhe një tjetër u plagos, detaje nga operacioni ku pati shkëmbim me armë zjarri!

08:50 : 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

08:43 : 04/06/2026

Tragjedia në Lezhë/ Dalin fotot e dy të rinjve që u mbytën në det

08:38 : 04/06/2026

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026

E rëndë në Maliq/ Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një polic, plagoset një tjetër

08:18 : 04/06/2026

Këmbimi valutor 4 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 04/06/2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot

07:59 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom