• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Antiterrori zbarkon në Gjirokastër, hetohet përhapja e lajmit të rremë për kryebashkiakun Flamur Golemi

12:28 : 17/05/2026
në AKTUALITET

Struktura e Antiterrorit nga Tirana mësohet se ka mbërritur prej disa ditësh në Gjirokastër, në kuadër të verifikimeve lidhur me përhapjen në rrjetet sociale të një lajmi të dyshuar si i rremë, i cili ka shkaktuar debat dhe reagime të shumta në opinionin publik lokal.

Sipas burimeve, hetimet lidhen me publikime të bëra në rrjete sociale nga shtetasi Emin Kokalari, ku pretendohej se në Bashkinë e Gjirokastrës kishte raste të një sëmundjeje infektive dhe se edhe kryebashkiaku Flamur Golemi ishte i prekur. Këto pretendime nuk janë konfirmuar nga autoritetet shëndetësore dhe po trajtohen në kuadër të hetimeve për verifikimin e përmbajtjes dhe pasojave të tyre.

Raportohet se deri më tani janë marrë në pyetje disa persona, me qëllim identifikimin e origjinës së informacionit dhe mënyrës së përhapjes së tij në publik.

Burime pranë hetimit bëjnë me dije se çështja po trajtohet me seriozitet për shkak të ndikimit që lajme të tilla mund të kenë në krijimin e panikut dhe destabilizimin e klimës sociale. Ndërkohë, në fokus të hetimeve mbetet edhe mundësia nëse përhapja e informacionit ka qenë e koordinuar apo ka pasur elementë të tjerë të përfshirë në amplifikimin e tij në rrjetet sociale.

Lexo edhe:

Gjirokastra ‘braktis’ Berishën, votojnë vetëm 15% e demokratëve

Skandal në kadastër: Prona me certifikatë 10 vjet, që s’regjistrohet për trashëgimtarët

Autoritetet nuk kanë dhënë ende një deklaratë zyrtare përfundimtare mbi ecurinë e procedimit.

Kujtojmë se rreth një muaj më parë, kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Golemi, përmes avokatit të tij Arben Llangozi, depozitoi kallëzim penal pranë organeve kompetente, duke kërkuar hetim për përhapje paniku dhe publikim informacioni të rremë që, sipas tij, cenon figurën dhe institucionin që ai drejton.

Hetimet vijojnë.

Etiketa: AntiterroriEmin KokalariFlamur GolemiGjirokasterlajm i rreme

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gjirokastra ‘braktis’ Berishën, votojnë vetëm 15% e demokratëve

19:19 : 23/05/2026
AKTUALITET

Skandal në kadastër: Prona me certifikatë 10 vjet, që s’regjistrohet për trashëgimtarët

21:48 : 13/05/2026
AKTUALITET

Gjirokastra, qarku me numrin më të ulët të lindjeve në Shqipëri

19:15 : 12/05/2026
AKTUALITET

Alarm për ndotje mjedisore në Gjirokastër, banorët: Përrenjtë janë kthyer në “kosha mbeturinash”

15:37 : 12/05/2026
AKTUALITET

Digjet banesa në Gjirokastër, dyshimet

10:54 : 09/05/2026
AKTUALITET

Pastronte paratë e ardhura nga Anglia, prokuroria e çon në gjyq dhe i sekuestron apartamentet

16:13 : 05/05/2026
Para

Rrëshqitjet e dherave bllokojnë plotësisht aksin Gramsh-Kukur, kamioni rrezikon të bjerë në humnerë

TË GJITHA

EMRAT/ Një efektiv u vra dhe një tjetër u plagos, detaje nga operacioni ku pati shkëmbim me armë zjarri!

08:50 : 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

08:43 : 04/06/2026

Tragjedia në Lezhë/ Dalin fotot e dy të rinjve që u mbytën në det

08:38 : 04/06/2026

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026

E rëndë në Maliq/ Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një polic, plagoset një tjetër

08:18 : 04/06/2026

Këmbimi valutor 4 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 04/06/2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot

07:59 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom