• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Armëpushimi tregtar nën presion! Lufta në Iran lë në hije samitin Trump-Xi në Pekin

18:04 : 13/05/2026
në BOTA

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka mbërritur në Pekin të mërkurën për një samit me udhëheqësin e Kinës, Xi Jinping, në një kohë kur lufta në Iran dhe pasojat e saj në tregjet globale të energjisë mund t’i ndikojnë përpjekjet për stabilizimin e marrëdhënieve midis dy ekonomive më të mëdha në botë.

Trump, i cili po zhvillon vizitën e tij të parë në Kinë që nga viti 2017, do t’i nisë bisedimet zyrtare dyditore me Xinë të enjten. Derisa tensionet tregtare, Tajvani, inteligjenca artificiale dhe eksportet e mineraleve të rralla pritet të jenë në krye të agjendës, konflikti në Iran dhe ndalja pothuajse e plotë e transportit detar përmes Ngushticës së Hormuzit i kanë shtuar urgjencë dhe kompleksitet takimit.

Duke folur para nisjes nga Uashingtoni, Trump hodhi poshtë sugjerimet se Pekini mund të luajë rol vendimtar në përfundimin e luftës.

“Nuk mendoj se kemi nevojë për ndihmë me Iranin”, u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë të martën mbrëma.

“Ne do ta fitojmë atë në një mënyrë ose në një tjetër, qoftë në mënyrë paqësore apo ndryshe”, shtoi ai.

Lexo edhe:

Plani për paqe/ Si po shkojnë bisedimet SHBA-Iran

Deklarata e fortë e Trump: Meloni një nga liderët më të këqij ndaj SHBA-së

Samiti pritet të jetë një sprovë nëse Uashingtoni dhe Pekini mund ta ruajnë një ekuilibër të brishtë në një kohë kur paqëndrueshmëria globale po rritet. Të dy qeveritë, sipas analistëve, duket se janë të përqendruara në ruajtjen e stabilitetit në një nga marrëdhëniet dypalëshe më të rëndësishme në botë, pasi pasiguria ekonomike dhe krizat gjeopolitike po rriten globalisht.

“Si Kina ashtu edhe Shtetet e Bashkuara kanë interes të përbashkët për të krijuar një marrëdhënie të qëndrueshme mes vete”, tha për Radion Evropa e Lirë Rana Mi tter, kryesues i marrëdhënieve SHBA-Azi në Harvard Kennedy School.

“Shtetet e Bashkuara kanë qartazi interesa aktive diku tjetër, veçanërisht në Lindjen e Mesme në këtë moment, ndërsa Kina është gjithashtu e interesuar ta ringjallë ekonominë e vet të dobësuar”, shtoi ai.

Armëpushimi tregtar nën presion

Pavarësisht zhvillimeve gjeopolitike, të dy palët kanë sinjalizuar se çështjet tregtare dhe ekonomike do të mbeten në qendër të samitit.

“Do të flasim me presidentin Xi për shumë çështje të ndryshme”, tha Trump para se të hipte në avionin e Air Force One. “Mbi të gjitha do të jetë tregtia”.

Vizita e tij po ndodh gjithashtu në një moment politikisht delikat për të dy liderët.

Trump është përballur me kritika të brendshme për pasojat ekonomike të luftës në Iran, veçanërisht për rritjen e çmimeve të karburanteve dhe shqetësimet për inflacionin të lidhura me ndërprerjet në furnizimet energjetike nga Lindja e Mesme.

Për Pekinin, ngadalësimi i rritjes së eksporteve dhe shqetësimet mbi kërkesën globale japin sinjale alarmuese për ekonominë e vendit dhe kanë rritur presionin për të parandaluar përkeqësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me Uashingtonin.

Zyrtarët e administratës Trump thonë se Shtëpia e Bardhë shpreson ta ruajë një armëpushim të brishtë tregtar të arritur vitin e kaluar, i cili lehtësoi disa tarifa dhe kontrolle eksporti në këmbim të rifillimit të dërgesave kineze të mineraleve të rralla. Zinxhiri i furnizimit të këtyre mineraleve mbizotërohet nga Kina dhe ato janë jetike për industrinë prodhuese dhe atë të mbrojtjes në SHBA.

Dy palët pritet gjithashtu të diskutojnë blerjet e produkteve bujqësore amerikane dhe avionëve Boeing, si dhe mekanizma të mundshëm për koordinim ekonomik në të ardhmen.

Tajvani, Irani dhe fërkimet strategjike

Zyrtarët kinezë pritet gjithashtu të ushtrojnë trysni ndaj Trumpit lidhur me Tajvanin, të cilin Pekini e konsideron territor të vetin dhe është zotuar se një ditë do ta marrë nën kontrollin e vet. Përtej Tajvanit, Irani pritet të mbetet në qendër të diskutimeve.

Kina ka ruajtur lidhje të ngushta me Teheranin gjatë gjithë konfliktit, duke vazhduar të blejë naftë iraniane ndërsa publikisht ka kritikuar veprimet amerikane në rajon. Pekini gjithashtu është përpjekur të paraqitet si një forcë diplomatike stabilizuese.

Administrata Trump e ka vëzhguar kujdes gjithnjë e më të madh lidhjen mes tyre. Javët e fundit, Uashingtoni vendosi sanksione ndaj disa kompanive kineze të akuzuara për përpunimin e naftës bruto iraniane dhe ndaj katër entiteteve kineze që dyshohet se lidhen me mbështetje satelitore për operacionet ushtarake iraniane.

Zyrtarët amerikanë thonë se gjatë samitit Trump pritet të ushtrojë trysni ndaj Xisë për mbështetjen ekonomike që Pekini i jep Teheranit.

Megjithatë, analistët paralajmërojnë se asnjëra palë nuk duket e etur për një përballje të madhe.

“Për Iranin dhe çështjet më të gjera gjeopolitike, diskutimet mund të fokusohen në shmangien e rritjeve të mëtejshme të çmimeve të naftës dhe menaxhimin e rrezikut të përshkallëzimit, por një përputhje e thellë qëndrimesh nuk ka gjasa të ndodhë duke pasur parasysh dallimet strategjike themelore”, tha për REL-in Alicia Garcia-Herrero, ekonomiste për rajonin Azi-Paqësor në firmën franceze financiare Natixis./REL

Etiketa: luftetakimTrumpXi

Lajme të lidhura

BOTA

Plani për paqe/ Si po shkojnë bisedimet SHBA-Iran

09:40 : 23/06/2026
Lajmet e Dites

Deklarata e fortë e Trump: Meloni një nga liderët më të këqij ndaj SHBA-së

08:56 : 22/06/2026
AKTUALITET

Raporti që rrëzon Ramën/ Protestat nuk u nxitën nga aktorë të huaj! Pakënaqësitë e qytetarëve legjitime

17:53 : 21/06/2026
BOTA

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim

16:52 : 19/06/2026
BOTA

Lavrov: Europa është pranë luftës me Rusinë

12:04 : 19/06/2026
BOTA

“Kurthi i luftës” i Putinit dhe çmimi i mundshëm për paqe

08:52 : 19/06/2026
Para

Nga burgu i Fushë-Krujës drejt atij të Peqinit, transferohet sërish Durim Bami

TË GJITHA

Foto ilustruese

“Pishinat burim infeksioni vaginal”, gjinekologia tregon rrezikun gjatë verës

09:55 : 24/06/2026

Vala e protestave/ Rama mbledh drejtuesit politik dhe ministrat

09:40 : 24/06/2026

FOTO/ Rrafshimi i kodrave me ullishte për pallate, si po u nxihet jeta banorëve të Liqenit të Thatë

09:34 : 24/06/2026

Dritan Goxhaj si anomali e normalitetit

09:28 : 24/06/2026

Thellohet skandali i “CFO Pharma” me ilaçet/ Prokuroria zbuloi 700 mijë € “fiktive”, skema shkon mbi 2 mln €

09:18 : 24/06/2026

Dështon marrëveshja SHBA-Iran? Mijëra anije tregtare mbeten të bllokuara në Gjirin Persik

09:08 : 24/06/2026

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:56 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibompadişahbetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsTimebetMeritkingGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetgrandpashabetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş