• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Denoncoi kirurgun për ngacmim seksual, avokatja e 21-vjeçares: Akuza të përsëritura prej dekadash

12:00 : 13/05/2026
në AKTUALITET, KRONIKE

Avokatja Refxhei Tola, e cila përfaqëson 21-vjeçaren që ka denoncuar një mjek për abuzim seksual, ka deklaruar se ndaj kirurgut ekzistojnë edhe denoncime të tjera që shtrihen në një periudhë shumë të gjatë kohore, duke nisur që prej rreth 33 vitesh më parë.

Në një deklaratë për mediat, ajo u shpreh se rasti nuk është i izoluar, por “një rast i përsëritur”, duke theksuar se janë marrë edhe denoncime të tjera, ku më i fundit daton rreth një vit më parë, të gjitha me pretendime për të njëjtin model sjelljeje.

Tola vuri në dyshim mungesën e masave institucionale, duke pyetur se si një mjek me këto pretendime ka mundur të qëndrojë për vite të tëra në sistem, duke ushtruar shërbime ndaj pacientëve në kushte vulnerabël. Ajo shtoi se deri tani mbrojtja ligjore nuk ka marrë ende informacion të plotë nga prokuroria, pavarësisht kërkesave zyrtare, ndërsa theksoi se një ekip prej tre avokatësh po asiston viktimën dhe po mbledh provat për t’ia paraqitur organeve të drejtësisë.

Në fund të deklaratës, avokatja i bëri thirrje grave dhe vajzave që të denoncojnë rastet e ngjashme, duke garantuar anonimat dhe mbështetje ligjore, ndërsa theksoi nevojën për reagim institucional më të fortë ndaj rasteve të abuzimit seksual.

“Sot flas në cilësinë e një gruaje dhe të një nëne. Arsyeja pse kërkova të jap këtë deklaratë është sepse kemi marrë edhe disa denoncime të tjera, të cilat datojnë edhe para 33 vitesh, ndërsa i fundit është bërë 1 vit më parë, për të njëjtat raste abuzimi që doktori në fjalë ka kryer ndaj vajzave dhe grave të tjera.Është një rast i përsëritur. Si ka mundur të integrohet dhe të qëndrojë për një kohë kaq të gjatë një mjek në sistemin spitalor, duke dhënë shërbime për individë të ndryshëm, për vajza dhe djem, në kushte të caktuara? Është një çështje shumë sensitive.
Vlerësoj vajzën që denoncoi. Drejtësia e re duhet të reagojë nëpërmjet këtij shembulli, që maniakët, abuzuesit dhe pedofilët të mos shkelin më mbi gjakun e fëmijëve tanë.Deri tani nuk kemi marrë asnjë informacion, as ato që u takojnë avokatëve mbrojtës. Ne jemi një ekip prej 3 avokatësh që po asistojmë viktimën e abuzuar, por jemi të gatshëm të asistojmë edhe të gjitha denoncimet e tjera që do të vijnë.U bëj thirrje grave të vijnë të denoncojnë. Ne ju garantojmë anonimat të plotë. Në Shqipërinë tonë, ky fenomen ndodh rëndom dhe nuk merren masa të caktuara ndëshkimore, por raste të tilla përfundojnë duke u trajtuar vetëm me arrest shtëpie.

Lexo edhe:

Lezhë/ Qytetarja sherr për pronën, uzurpuesit e kërcënojnë me certifikatë në dorë

Sherri familjar në Tiranë/ Mbesa kërkon t’i marrë xhaxhait shtëpinë, përmbarimi pjesë e lojës

 

 

Bëhet fjalë për akuza dhe denoncime ndaj këtij mjeku që kanë ardhur në studion tonë ligjore. Janë akuza të cilat datojnë për ngjarje, e para fillon rreth 33 viteve më parë, dhe më e fundit që ka ardhur është para një viti. Sigurisht që mua më duhet të ruaj anonimatin. Këto denoncime janë duke u trajtuar nga studioja jonë ligjore para se të shkojnë në strukturat përkatëse të drejtësisë.

Ne duam të faktojmë që ky rast është një rast i përsëritur dhe se ky problem nuk qëndron vetëm tek mjeku. Kemi të bëjmë me një strukturë spitalore e cila nuk ka ndërmarrë asnjë hap për të bërë një hetim administrativ, edhe pse ka pasur çdo indicie të mjaftueshme për të mos e mbajtur më këtë mjek në atë vend pune, ku ai ka pasur mundësinë të shfrytëzojë dhe të përdorë njerëz në kushte vulnerabël. Lidhur me pyetjen A ka raste që lidhen me mjekë të tjerë të përfshirë avokatja u shpreh: Për këto elementë nuk mund të përgjigjem, janë pjesë e hetimit. Në lidhje me rastin e fundit të denoncuar ajo sqaroi: Rasti i fundit është një rast i një vajze të re. Është, mesa duket, mjeku ka pothuajse të njëjtën praktikë pune me të gjitha vajzat që i vijnë. Jemi duke trajtuar, duke mbledhur provat e nevojshme për ta depozituar në polici dhe në prokurori.

Nuk kam mundur të njihem me dosjen, pasi ne sot jemi autorizuar me prokurën për të qenë avokatët mbrojtës të vajzës dhe pas kërkesës që kemi bërë në prokurori, ende nuk e kemi marrë informacionin, edhe pse është një situatë e paprecedentë që të mos jepet informacioni. Megjithatë jemi duke drejtuar të gjitha kërkesat zyrtare me shkrim, me email, për t’ia dërguar prokurorisë, në pritje për të marrë informacionin e nevojshëm para dhënies së masës së sigurimit të mjekut. Ne po punojmë për t’i bërë prezente, sepse ajo që ne duam të ndërtojmë në mbrojtjen tonë efektive është të japim të kuptojmë që ky është një rast i përsëritur, pra nuk është një rast që ka ndodhur njëherë dhe kaq. Pra është një rast i përsëritur dhe kjo është ajo që ne po punojmë për të bërë. Dhe prandaj unë jam këtu për t’i bërë thirrje edhe njëherë të gjitha grave dhe vajzave që janë ndjerë të abuzuara: Është koha për të folur, sepse mesa duket tashmë ka ardhur radha e fëmijëve tanë, pra nuk është më radha jonë për t’u abuzuar, dhe kjo është e patolerueshme në themel.”, tha avokatja.

Etiketa: abuzim seksualdenoncimKorce

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Lezhë/ Qytetarja sherr për pronën, uzurpuesit e kërcënojnë me certifikatë në dorë

21:27 : 03/06/2026
AKTUALITET

Sherri familjar në Tiranë/ Mbesa kërkon t’i marrë xhaxhait shtëpinë, përmbarimi pjesë e lojës

21:15 : 03/06/2026
AKTUALITET

Denoncimi/ Avokati ‘vjedh’ 130 mln lekë dëmshpërblim të dy jetimëve, babai i ish-konkurentit të “Përputhen”

21:11 : 03/06/2026
AKTUALITET

Sherri për borxh, arrestohet autori i plagosjes me thikë të 23-vjeçarit në Korçë/ EMRI

08:45 : 01/06/2026
AKTUALITET

E rëndë në Korçë/ Njoftoi fqinjen se ndihej keq, e moshuara ndërron jetë në oborrin e shtëpisë

22:44 : 30/05/2026
AKTUALITET

Plagosje me thikë në Korçë

19:33 : 30/05/2026
Para

"5D"/ Të akuzuar për shkelje barazie në tendera, shtyhet seanca për ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom