• Kontakt
Saturday, June 13, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Pije helmin vetë, mos të gjej gjallë”, djali kërcënon nënën 80-vjeçare për një lopë

21:56 : 12/05/2026
në AKTUALITET, KRONIKE

Rasti i trajtuar këtë të martë, më 12 maj, në emisionin investigativ “Stop” në TV Klan lidhet me një konflikt të rëndë familjar, i cili është regjistruar në Pogradec.

Konflikti ka nisur për një lopë dhe ka degraduar në dhunë dhe urdhër mbrojtjeje për një nënë rreth 80 vjeçe, Vergjinush Porba.

Sipas denoncimit të bërë nga i biri, Albert Porba, konflikti ka nisur kur familja bleu një lopë me qëllimin që të furnizohej nëna me qumësht, por kjo nuk u realizua.

Më pas, mosmarrëveshjet janë përshkallëzuar, duke çuar edhe në dhunë ndaj të moshuarës nga nusja e familjes, pavarësisht se nëna kishte urdhër mbrojtjeje. Situata është rënduar pas shitjes së lopës, duke shkaktuar përplasje të reja.

Lexo edhe:

Tiranë/ Ish nusja jeton me burrë tjetër, mban dhomën e vjehrrës të kycur për 15 vjet!

Bie zjarr në një stallë në Selenicë, digjen 22 lopë dhe viça

Në një audio të publikuar, djali i madh dëgjohet duke i drejtuar nënës fjalë kërcënuese dhe ekstreme, përfshirë edhe thirrje fyese dhe presion psikologjik.

Nga ana tjetër, nëna pretendon se është dhunuar dhe sipas saj, konflikti nuk lidhet vetëm me lopën, por edhe me marrëdhëniet e tensionuara brenda familjes.

Djali dhe nusja i mohojnë akuzat, duke pretenduar se nëna ka probleme shëndetësore. Ata akuzojnë gjithashtu palën tjetër për konflikte të vazhdueshme dhe përfshirje në probleme të tjera familjare.

Përpjekjet për një marrëveshje mes palëve dështuan, edhe pse fillimisht u arrit dakordësi për ndarje financiare, por më pas palët u tërhoqën nga marrëveshja, duke shtuar pretendime të reja për borxhe dhe mosmarrëveshje të vjetra.

Biseda mes nënës dhe të birit:

Djali i madh: Pije helmin vetë, pije helmin vetë…!

Djali i madh: Për shpirt të babit, djalin e ke të vrarë, po pije helmin vetë, se të më shesësh bukën e fëmijëve mua ti, bukën e fëmijëve, që unë mora kancer prej lopës…!

Nëna: Të shita lopën unë ty? Lopën e kisha timen, Luan i dashur, nuk e kishe ti lopën.

Nëna: “O Luan, a më ke nënë mua? Jo! Ç’e do lopën? Hajde vramë! Hajde të më vrasësh! Unë këtu jam.  Edhe Bertin hajde, vraje!

Djali i madh: Nuk të kam nënë, pije helmin, pije helmin, që unë mos të të gjej të gjallë!

Biseda e “Stop” me djalin dhe nusen e tij

Djali: Nëna ka lajthitur edhe duhet ta bini nënën, ta vizitoni, në rradhë të parë!

Gazetarja: Tani, ti thua, që nuk është e vërtetë, që është dhunuar.

Djali: Jo, jo!

Gazetarja: Lopën e bleve ti, apo e blenë ata?

Djali: Ke një fëmijë? Apo nëna ka dy fëmijë, apo tre, sa ka? Dhe i kërkon ti lekë nënës: “O nënë, më jep një milionë lekë, se do marr një mikrofon të mirë.” Ti ikën në Greqi dhe ta merr nëna, ta shet mikrofonin, turp i Zotit.

Djali: Unë nuk jam problematik, se unë kam punuar me Vip.

Gazetarja: Ajo pretendon, që edhe mbesa e ka dhunuar, për qumështin e maces.

Nusja: Mbesës i thotë ajo: “Vajtsh në 20 burra, asnjë burrë mos të mbajtë”!

Gazetarja: Është e vërtetë, që ju keni bërë një kallëzim, që kunati ju përndjek?

Nusja: Që përndjek? E kam bërë tashi më mbrapa.

Gazetarja: Pse, ju përndjek?

Djali: Po, po!

Nusja: Na përndjek familjarisht.

Gazetarja: Çfarë bën? Çfarë veprimesh?

Nusja: Vajtëm ne te varret, ky nga mbrapa.

—

Gazetarja: Po pse nuk arrini një marrëveshje, që ju të paguani, apo të paguheni…?

Djali: Le të paguajë dhe iki unë!

Gazetarja: Dhe sa e kërkon pjesën tënde?

Djali: Sa më takon mua.

Gazetarja: Ju jeni të gatshëm, që nëse ata ju paguajnë, për këtë vlerë…?

Djali: Po, po!

Gazetarja: Jeni të gatshëm?

Djali: Jemi të gatshëm me vlerën e tregut.

Gazetarja: Jeni dakord?

Djali: Dakord!

Pak minuta më vonë

Nusja: Na ka borxh lekët e djalit të kempit, i mbante.

Gazetarja: Tani filluat të nxirrni probleme të tjera?

Nusja: Po janë ato, ka tre vjet, që i mban vetë.

Djali: Ç’të vendosë gjykata! Unë të jap fjalën!

Gazetarja: S’është mirë, se fjalën ma dhe, që do arrije marrëveshje, megjithatë, nëse do vazhdosh me gjykatën, vazhdo me gjykatë!

Etiketa: lopesherr ne familje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tiranë/ Ish nusja jeton me burrë tjetër, mban dhomën e vjehrrës të kycur për 15 vjet!

21:23 : 18/05/2026
AKTUALITET

Bie zjarr në një stallë në Selenicë, digjen 22 lopë dhe viça

17:22 : 12/02/2026
AKTUALITET

Sherr në një familje në Fier/ 39-vjeçari me dy djemtë e tij dhunon të motrën dhe mbesën e mitur

14:18 : 06/02/2026
AKTUALITET

Fatura që po shteron qumështin/ Fermerët e vegjël përjashtohen nga tregu mes konfuzionit ligjor

18:57 : 15/07/2025
AKTUALITET

Mungesa e politikave bujqësore/ Si po “zhduken” lopët e qumështit, në 10 vite tkurren me 37%

08:02 : 24/06/2025
AKTUALITET

E pazakontë/ Vodhën 5 lopë në Levan, policia arreston 59-vjeçarin dhe djalin e tij

15:49 : 12/12/2024
Para

Vëllai bëhet nip, vëllai tjetër femër, gabimi i gjendjes civile mban peng familjen!

TË GJITHA

Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun

13:01 : 13/06/2026

Goditet skema e trafikimit të sendeve me vlerë, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro. Pranga 27-vjeçarit

12:53 : 13/06/2026

Protesta hyn në ditën e 14-të, Berisha: Çdo shqiptar duhet ta përkrahë këtë lëvizje

12:38 : 13/06/2026

Drogë – Beton: Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës

12:28 : 13/06/2026

Bordi ndryshon çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

12:13 : 13/06/2026

Zgjedhjet në Kosovë, numërohen mbi 92% e votave, ja si ndahen ulëset në Kuvend

12:07 : 13/06/2026

Shfrytëzim i të miturve? 15-vjeçarë në punë të rëndë në kantierin e Gjergj Lucës (Video)

12:02 : 13/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Deneme Bonusu Veren Sitelergrandpashabet kayıp bonusumatbetholiganbetgrandpashabetcratosroyalbet girişgrandpashabet telegramgrandpashabet girişGrandpashabetjojobethttps://www.letmejizz.co/tag/xnxx/GrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetjojobetjojobetcasibomgrandpashabetmarsbahis girişholiganbetholiganbetgrandpashabet