• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shitja nga Sindikatat dhe plani për resort e vileta! Si u tjetërsua Kampi i Pionierëve në Dajt

12:06 : 10/05/2026
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRONIKE, KRYESORE, VIDEO

Një nga pronat më elitare para viteve ’90 në Shqipëri dhe në Tiranë, ka qenë padyshim Kampi i Pionerëve në Dajt, një godinë e stërmadhe që shërbente si hotel, me ambiente shërbimi dhe një shesh të stërmadh para saj. Por, ndryshimi i regjimit ka sjellë tjetërsimin e kësaj prone tërësisht shtetërore, e cila çuditërisht iu dha për t’u administruar Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, e cila mori edhe qindra prona në gjithë Shqipërinë, ku pjesa më e madhe janë shitur dhe tjetërsuar nga kryesindikalisti Gëzim Kalaja.

Të njëjtin fat kishte edhe Kampi i Pionerëve në Dajt, ku fillimisht prona iu dha me qira një shtetasi të huaj, më pasi ky person ia shiti një tjetër familjeje shqiptare, ku Sindikatat kishin një përqindje aksionesh. Koha kaloi dhe u realizuan të tjera transaksione qesharake nga 10 apo 40 mijë USD, teksa aktualisht pronare e të gjithë ndërtesës dhe e truallit prej disa hektarësh është familja Malo, e cila ka arritur të bindë qeverinë për të marrë një leje ndërtimi, ku krahas rikonstruksionit të ish-Kampit, në atë vend do të ndërtohen disa vileta.

Ndërkohë, koha kaloi dhe familja Malo, e cila zotëron tashmë 100 % të firmës Dajtel, dikur shoqëri aksionere, ka kërkuar në Këshillin Kombëtar të Territorit dhe Ujit rishikimin e lejes së ndërtimit, të dhënë në vitin 2022. Aktualisht, e njëjta familje ka në pronësi firmën “Dajti Ekspres”.

Në mbledhjet e KKTU-së, të muajit prill 2026, është diskutuar edhe kjo leje. “Leje për rishikimin e kushteve gjatë ndërtimit për objektin ‘Hotel, rezidencë dhe
ambjente shërbimesh, ish-kampi i pionerëve Dajt’, me vendndodhje në Bashkinë
Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë ‘Dajti Ekspres’ sh.a” thuhet në dokument.

Lexo edhe:

Ndryshimet në ligjin për Policinë, sindikata paralajmëron dërgimin në Kushtetuese

“Veting për Sindikatat në Shqipëri”, kryesindikalistët shndërrohen në biznesmenë

Por, çfarë do të bëhet në atë pronë, dikur totalisht shtetërore, e administruar më parë nga Sindikatat e tashmë në dorë të privatit? Vox News ka shfletuar dokumentet e lejes së ndërtimit të vitit 2022, ku rezulton se zona e marrë në shqyrtim është pikërisht fusha në mbërritje të Teleferikut ‘Dajti Ekpres’ si dhe Ish-Kampi i Pionereve i pozicionuar në pjesën verilindore të këtij sheshi, i parë i gjithë si një masterplan me një seri funksionesh të integruara në të”.

Në vitin 2022, sipas lejes më sipër, të sigluar edhe nga ish-ministrja e Mjedisit Mirela Kumbaro, e cila njihet se jo vetëm ka “ngrënë” por ka “kafshuar” shumë herë dhe fort zonat e mbrojtura, KKTU ka miratuar lejen e ndërtimit për ish-Kampin e Pionerëve. Kumbaro ka bërë edhe një master plan të të gjithë zonës, ku përfshihet jo vetëm rikonstruksioni i godinës historike, por edhe ndërtimi rreth e qark saj i disa vilave.

“Propozimi i Masterplanit Hotel & Vileta, ish – Kampi i Pionerëve Dajt synon të përmirësojë gjendjen aktuale të degraduar të godinave dhe sheshit përpara objektit, të ketë impakt minimal në sistemin natyror ekzistues dhe të shtojë sipërfaqen e mbjellë me pemë dhe gjelbërim të mesëm brenda sipërfaqes në pronësi. I gjithë aktiviteti i propozuar është i bazuar mbi natyrën dhe aktivitete në natyrë të lirë, në këto kushte interesi kryesor i zhvilluesit është përmirësimi i zonës, natyrës dhe përdorimi i saj në funksion të qytetarëvë” thuhet në dokument.

Në dokumente citohet se Kampi i Pionerëve në Dajt është një strukturë e ndërtuar para viteve 90′ me funksion kryesor hoteleri dhe rekreacion. “Pas mos funksionimit prej disa vitesh, si dhe 2 tentativash riadaptimi të lëna përgjysëm si dhe amortizimit të saj të vazhduar, aktualisht godina është shndërruar në një gjendje të degraduar dhe jofunksionale. Pas viteve 2000, me qëllim rritjen e aksesueshmërisë dhe rekreativitetit në zonë, pronarët e truallit, investojnë në zhvillimin e fushës përpara Kampit të Pionerëve duke nisur me ndërtimin e Dajti Toëer Belvedere Hotel, Teleferikun e Dajti Ekspres dhe Restorantin Ballkoni i Dajtit” thuhet në dokument.

Në dokumentet shoqëruese përcaktohet se zona e zhvillimit është 80 mijë metër katrorë (8 hektarë), teksa të gjitha parcelat janë në pronësi të firmës Dajtel sh.p.k. Në këto 3 pasuri ka edhe ndërtime, ku përfshihet edhe ish-Kampi i Pionerëve.

“Në sheshin e ndërtimit ndodhen disa objekte ekzistuese, ku më kryesori është ‘Ish – Kampi i Pionereve’ dhe disa objekte të tjerë me funksion restorante. Ish – Kampi i Pionereve ka një lartësi prej 4 katësh dhe një mbulesë tarrace të sheshtë. Objektet e tjera janë me lartësi prej 2-3 katesh dhe kanë shërbyer në periudha të ndryshme ndër vite. Të gjithë objektet janë të degraduar dhe aktualisht jo të shfrytëzueshem, përveç kullës ‘Dajti Toëer’ që është nje objekt i ri dhe është destinacioni i teleferikut ‘Dajti Ekspres’” thuhet në dokumente.

Sipas dokumenteve që ka hulumtuar Vox News, zona në studim është menduar të organizohet në dy pjesë kryesore, pjesën verilindore, me funksion hotelerie dhe sherbimesh dhe atë jugperëndimore, me funksion aktivitetesh sportive, parku dhe rekreacioni.

“Këto dy zona kanë nje ndarje të qartë midis tyre nëpërmjet nje rruge tërthore që përshkon gjithë zonën. Në qender të të gjithë zonës është menduar të krijohet një
shesh qendor që do të shërbejë si pikë referimi për të gjithë vizitoret, gjithashtu do të shërbejë si nyje kalimi nga një zonë në tjetren” vijon dokumenti.

Më pas thuhet se do të rikonstruktohet edhe godina 4 katërshe. “Investitori vjen me një propozim Masterplani që parashikon zhvillimin e zonës së gjelbër me funksione rekreative, rijetëzimin e ish-Kampit në një hotel malor me 4 deri në 5 yje, vendosjen e 12 viletave me struktura minimaliste druri në stil skandinav si dhe një propozim elegant për risjelljen e një kampi për fëmijë, në afërsi të hotelit të propozuar mbi një godinë ekzituese” vijon dokumenti.

Pra, qeveria po synon që një pronë e stërmadhe prej 8 haktarësh t’a shndërrojë në një resort të madh, ku krahas rindërtimit të godinave egzistuese, do të bëhen edhe vila në gjithë hapësirën. Në qendër është sërish ish-ministrja Kumbaro, e cila njihet për “pikat e voçkla” në zonat e mbrojtura, teksa kësaj herë e ka afruar pikën në Malin e Dajtit.

Në dokument shkruhet se një grup prej 12 vilash pushimi shpërndahen në të dy krahët e hotelit. “Ato janë të vendosura në dy grupe përkatësisht me nga 4 dhe 8 vila secili grup. Vilat janë grupuar në ketë menyre për të lehtësuar shërbimet që do t’u ofrohen vizitoreve. Vendosja e tyre në pika të larta të terrenit dhe orientimi unik i secilës vilë është bërë për të ofruar njëkohësisht fushëpamje dhe ndriçim natyral maksimal” vijon qeveria.

Prona në fjalë ka një histori të trazuar që ka kaluar në disa duar, ndërsa aktualisht zotërohet 100 % nga familja Malo, e cila ka blerë edhe aksionet që mbante Gëzim Kalaja i BSPSH-së. Një nga transaksionet e shumta mes Kalasë dhe Enklajd Malos është bërë në vitin 2019, ku Sindikata ka shitur 2 % të aksioneve të të gjithë pronës prej 8 hektarësh për vetëm 10 mijë euro.

Më pas, në vitin 2025, është bërë sërish një transaksion, mes BSPSH-së dhe familjes Malo, ku kësaj herë Gëzimi i famshëm i Sindikatave, që vetëm sindikalist nuk është, ka shitur 8 % të aksioneve. Kësaj herë, shuma e shitjes ka qenë rreth 42 mijë euro. Vlera qesharake për një pronë që vlen miliona euro, e pozicionuar në një nga vendet më të bukura të Tiranës.

Transaksioni i fundit i vitit 2025, që vulosi përfundimisht shitjen e të gjithë pronës, ka qenë me vlerë qesharake, teksa Gëzim Kalaja për të mbrojtur veten, e ka kaluar këtë vendim në Këshillin Kombëtar të BSPSH-së. Megjithatë, këto veprime s’i pendojnë institucionet ligjzbatuese ti futen me themel të gjitha pronave të Sindikatave, të cilat janë tjetërsuar, siç është edhe ky rast flagrant. Në vend që prona të mbahej nga vetë shteti, i jepet një Sindikate që jo vetëm s’ka mbrojtur punëtorët, por është e njohur më shumë për keqadministrimin e pronave shtetërore, ose më saktë shitjen e tyre, ndërkohë që drejtuesit e tyre vijojnë të jenë sërish në ato poste, të pa hetuar dhe ndëshkuar për gjithë këto krime.

Në vendimin e BSPSH-së theksohet se u diskutua edhe gjendja e amortizuar e Kampit të Pionerëve në Dajt, dhe për shkak të kësaj problematike, u vendos që të shiten aksionet zonjës Mirana Malo. Më parë, kjo familje ia bleu aksionet ish aksionerit Agim Selimi, ndërsa pak e nga pak, i bleu plot 45 % të aksioneve edhe Sindikatave, me firmë të Gëzim Kalasë. /Vox News

Etiketa: dajtpallati i pionerevesindikatatjetersim

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ndryshimet në ligjin për Policinë, sindikata paralajmëron dërgimin në Kushtetuese

15:52 : 24/05/2026
AKTUALITET

“Veting për Sindikatat në Shqipëri”, kryesindikalistët shndërrohen në biznesmenë

21:14 : 01/05/2026
AKTUALITET

Rezidenca qeveritare në Dajt kthehet në resort me 5-yje, tenderin sekret 6 mln euro e fiton “Hastoçi”

20:57 : 06/03/2026
AKTUALITET

Trafik i rënduar nga Dajti në Tiranë, qindra automjete të bllokuara në rrugë

17:36 : 11/01/2026
AKTUALITET

Rrëfehen dy gratë e shantazhuara për të bërë se*s në grup: Dridhesha nga ankthi sa herë i binte telefonit

20:58 : 16/10/2025
AKTUALITET

Ndezi zjarri që shkaktoi djegien e 600 hektarëve në Parkun e Dajtit, arrestohet 63-vjeçari (EMRI)

12:38 : 27/07/2025
Para

Tentuan të vrisnin me eksploziv 57-vjeçarin në Konispol, identifikohen 2 autorët /EMRAT

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom