• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Njihej si ‘Fania i Beratit’, arrestohet ish-ushtari i Talo Çelës në Angli

13:37 : 08/05/2026
në AKTUALITET, KRONIKE

I kërkuari drejtësisë shqiptare Irfan Azizi në proces ekstradimi ka thyer lirinë me kusht dhe është arrestuar në Angli.

Sipas një dokumenti të gjykatës të ekstradimeve Westminster Magistrate Court parë më 26/04/2026 në zonën Somerset, Irfan Azizi është arrestuar prej një oficeri policie pasi u konstatua se kishte thyer lirinë me kusht dhënë nga gjykata duke mos u paraqitur për të firmosur në stacionin e policisë Taunton çdo të Martë e të Enjte.

Disa javë më parë siç raportonte Daily Mail Online, personazhi i njohur i botës së krimit në Berat, i njohur si “Fania”, tentoi  të bllokojë ekstradimin nga Britania e Madhe drejt Shqipërisë, duke pretenduar se jeta e tij është në rrezik nga një atentat i dytë i mundshëm i organizuar nga Talo Çela.

Irfan Azizi, i cili u paraqit në gjykatë, ku kundërshtoi ekstradimin, duke deklaruar se nëse kthehet në Shqipëri do të vritet.

Lexo edhe:

“Fania” i Beratit tenton bllokimin e ekstradimit nga Anglia: Talo Çela do të më ekzekutojë

“Plumbi i artë”/ Ilirian Feçi dëshmon në GJKKO: Grabitjen e kryem me Talo Çelën dhe Dashnor Dumanin

Sipas dëshmisë së tij, në vitin 2020 ai i shpëtoi për pak një atentati, ku u qëllua rreth 30 herë me armë automatike. “Një plumb më shkatërroi dorën në 13 vende”, deklaroi ai para gjykatës britanike.

Azizi ngriti pretendimin se grupi kriminal që organizoi sulmin ka lidhje të forta dhe është i aftë të kryejë vrasje edhe për figura të larta, ndërsa shton se nuk ka marrë asnjë paralajmërim sepse “ata nuk paralajmërojnë, por veprojnë”.

Autoritetet shqiptare e kërkojnë për të vuajtur një dënim me një vit burg, ndërsa pasi kur ishte në paraburgim u zbulua se përdorte një telefon celular.

Gjatë seancës, ai bëri edhe deklarata të forta, duke pranuar se kishte paguar për të mbyllur çështje gjyqësore në Shqipëri, ndërsa këmbënguli se nuk dëshiron të kthehet për shkak të rrezikut për jetën e tij dhe familjes.

Nga ana tjetër, prokuroria britanike vuri në dyshim pretendimet e tij, duke theksuar se gjatë pesë viteve në Angli nuk ka pasur asnjë kërcënim konkret ndaj tij apo familjes./TCH

Etiketa: Irfan AziziTalo Cela

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Fania” i Beratit tenton bllokimin e ekstradimit nga Anglia: Talo Çela do të më ekzekutojë

10:12 : 21/04/2026
AKTUALITET

“Plumbi i artë”/ Ilirian Feçi dëshmon në GJKKO: Grabitjen e kryem me Talo Çelën dhe Dashnor Dumanin

12:55 : 17/03/2026
AKTUALITET

“Shkuam për të vrarë Talon, Nuredini iku si ‘Liliput’”, Hoxhaj: Ai njoftoi vetë policinë për strehimin në Fier

12:04 : 11/02/2026
AKTUALITET

‘Ka shku me nusen e vëllait tim…’ Borxhi 500 mijë € që solli krisjen e shokëve Talo Çela, Ndoci e Dumani

15:51 : 14/01/2026
AKTUALITET

“Plumbi i Artë”/ Dëshmon kambisti i grabitur: Dumani më qëlloi! Talo Çelën e njoha nga TV, ja ç’më tha i vëllai

12:16 : 04/12/2025
AKTUALITET

“Për vrasjen e Talos bëja pakt edhe me Djallin”/ Erion Alibej: Suel Çela fshihet në Peqin

17:46 : 30/09/2025
Para

Zbulohet salmonelë në suplementin 'Moringa organic', gjysma e sasisë u është shitur shqiptarëve

TË GJITHA

E rëndë në Maliq/ Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një polic, plagoset një tjetër

08:18 : 04/06/2026

Këmbimi valutor 4 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 04/06/2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot

07:59 : 04/06/2026

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom