• Kontakt
Saturday, June 6, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dëmtimi i skulpturës “Rrënjët” nga një mjet i rëndë ngre pikëpyetje për mbrojtjen e artit publik

Dëmtimi i skulpturës “Rrënjët” në Durrës më 20 prill, për të cilën fillimisht u tha se lidhej me vizitorët erdhi nga goditja e një mjeti të rëndë, sipas autorit të veprës. Rasti ngre pikëpyetje mbi mënyrën se si mbrohet dhe trajtohet arti publik në Shqipëri.

15:38 : 06/05/2026
në AKTUALITET, KULTURE

Lexo edhe:

Arti në zi, ndahet nga jeta ylli i Hollywood, Chuck Norris

“Peshkatari”, skulptura që vuan nga vandalizimi

Skulptura “Rrënjët” në shëtitoren “Taulantia” në Durrës u dëmtua më 20 prill nga goditja e një mjeti të rëndë gjatë punimeve në zonë, sipas autorit të veprës Adrian Dule, ndonëse fillimisht u raportua se dëmtimi lidhej me vizitorët.

“Ajo që ka ndodhur është diçka përtej të zakonshmes pasi është goditur padashje nga një mjet i rëndë që ka qënë në punë e sipër”, tha autori i veprës, Adrian Dule, për Median Amfora.

Duke e përshkruar dëmtimin si “tepër të rëndë”, autori hodhi poshtë pretendimet se çarjet në skulpturë kishin ardhur nga vizitorët që fotografoheshin pranë saj, siç u raportua fillimisht pas ngjarjes.

“Nëse me ndërveprim kihet parasysh ulja mbi pjesën e poshtme të skulpturës, siç shpesh ndodhte për t’u ulur dhe bërë foto, sigurisht është marrë parasysh. Ka një strukturë metalike të brendshme shumë solide, si dhe 1 metër kub themel me beton të përforcuar dhe nuk përbënte absolutisht asnjë lloj problemi, pavarësisht nga pesha apo personat”, shtoi autori.

Që prej 20 prillit, hapësira pranë monumentit të eksodit të vitit 1991 në shëtitoren “Taulantia” ka mbetur bosh, pasi skulptura “Rrënjët” u hoq për restaurim pas dëmtimeve të konstatuara në strukturën e saj. Vepra e vendosur në pranverën e vitit 2023 simbolizonte lidhjen e qytetit me detin dhe rrënjët e emigrantëve shqiptarë, duke u kthyer në një nga pikat më të fotografuara të bregdetit.

Vendi i mbetur bosh në shetitoren “Taulantia” ku ndodhej skulptura

Ndryshe nga autori i veprës, i cili foli për goditje aksidentale nga një mjet i rëndë, Bashkia Durrës ia atribuoi dëmtimin një “goditjeje fizike”, pa dhënë detaje të mëtejshme mbi rrethanat e incidentit.

“..është konstatuar se vepra si pasojë e një goditjeje fizike në pjesën e sipërme (rreth 2/3 e lartësisë), ka pësuar dëmtime të rënda në pjesën e poshtme konkretisht në strukturën ku realizohet lidhja me bazamentin”, shkroi Bashkia Durrës në përgjigjen për Median Amfora.

Sipas institucionit vendor skulptura është dërguar në fonderi ku do t’i nënshtrohet një procesi të plotë restaurimi, që përfshin rindërtimin e strukturës mbajtëse dhe trajtimin e sipërfaqes për rikthimin e saj në gjendjen fillestare, ndërsa autori i veprës tha se ajo do të ribëhet sërish.

“Sigurisht nuk është mirë, por janë gjëra që ndodhin sado hidhur apo keq të na vijë dhe ne kemi për detyrë t’i ribëjmë sërish”, tha autori.

Durrësi është një nga qytetet me praninë më të dukshme të veprave të artit në hapësirat publike, nga “Peshkatari” dhe “Gladiatori” tek instalacionet artistike të vendosura përgjatë bregdetit, çka sipas skulptorit Adrian Dule e bën atë një nga qytetet që “duhet marrë shembull për menaxhimin publik të veprave të artit në krahasim deri në mosegzistencën e veprave të artit në disa qytete të tjera të vendit”.

Veprat e artit publik në Durrës janë dëmtuar disa herë ndër vite, nga skulptura “Peshkatari”, që sipas raportimeve ka rënë vazhdimisht pre e vandalizmit, deri te kompleksi i “Gladiatorëve” në shëtitoren “Taulantia”, i dëmtuar disa herë gjatë viteve të fundit.

Rastet kanë ngritur pikëpyetje mbi mungesën e mbrojtjes dhe monitorimit të veprave urbane në hapësirat publike, ndërsa autoritetet në shumicën e rasteve nuk kanë identifikuar përgjegjësit e dëmtimeve.

Ndërsa dëmtimi i skulpturës “Rrënjët” riktheu debatin për mbrojtjen e tyre, autori Adrian Dule tha se qytetarët nuk duhet të shihen si përgjegjës për raste të tilla, duke vlerësuar marrëdhënien që publiku ka krijuar me veprën e tij prej vendosjes së saj në shëtitoren “Taulantia”.

“…në rastin e veprës time e falenderoj të gjithë popullin e Durrësit që e ka mbajtur me kaq dashuri veprën time këto vite dhe nuk ishin ata “fajtorët” çdo masë ruajtëse do të ishte e pavlerë. Dashuria e publikut është mbrojtja më e mirë”, përfundoi ai./ Amfora.al

Etiketa: artskulpture

Lajme të lidhura

BOTA

Arti në zi, ndahet nga jeta ylli i Hollywood, Chuck Norris

15:31 : 20/03/2026
AKTUALITET

“Peshkatari”, skulptura që vuan nga vandalizimi

08:30 : 06/06/2025
SHOW BIZ

Arti në zi! Ndahet nga jeta dramaturgu i njohur shqiptar

09:11 : 06/02/2024
SHOW BIZ

Arti në zi, ndahet nga jeta aktori i njohur

18:50 : 28/10/2023
SHOW BIZ

Nexhmije Pagarusha jetësohet në një vepër arti

13:14 : 11/10/2023
AKTUALITET

MUZ sjell përmes artit rastet e rralla klinike nga mjekët shqiptarë

10:59 : 28/09/2022
Para

Kush ia ka premtuar Flamur Kapllanit postin e Kryetarit të Gjykatës?

TË GJITHA

Ja si gënjeu Rama në Vlorë

23:07 : 05/06/2026

Horoskopi për ditën e shtunë, 6 qershor 2026

22:57 : 05/06/2026

Pa mjekë/ A është gati Shqipëria përballë kërcënimeve të reja pandemike

22:37 : 05/06/2026

“Kjo protestë ka shumë rreziqe” / Lubonja: Si po tenton Rama të mpijë qytetarët

22:30 : 05/06/2026

Gazetari zbërthen ‘strategjinë’ e kryeministrit: Rama është politikan kameleon

22:27 : 05/06/2026

“Arresto Belindën”/ Protestuesit hedhin shishe drejt ekranit ku shfaqej Rama

22:22 : 05/06/2026

Putin refuzon propozimin e Zelenskyt për takim

22:16 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

grandpashabet girişdeneme bonusu veren siteler 2026romabetjojobetcasibomfree stresserJojobetMarsbahis GirişCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026jojobet girişjojobetjojobet girişjojobet giriş