SPAK ka dhënë pretencën për një nga fraksionet e dosjes së njohur “Revanshi”, një hetim i gjerë që lidhet me veprimtarinë e disa grupeve të strukturuara kriminale në vend ku në total janë kërkuar rreth 125 vite burg për 12 të pandehur.
Hetimet, të bazuara edhe në komunikimet e zbërthyera nga aplikacioni i koduar SKY ECC, kanë çuar në ngritjen e akuzave për “sigurim kushtesh për kryerjen e vrasjeve”, “grup të strukturuar kriminal”, si dhe vepra të tjera penale të rënda. Çështja është trajtuar me gjykim të shkurtuar.
Në pretencën e shpallur, SPAK ka kërkuar:
Astrit Avdyli – 15 vite burg, me gjykim të shkurtuar zbret në 10 vite
Emiljano Shullazi – 15 vite burg, me gjykim të shkurtuar zbret në 10 vite
Naim Stafuka – 9 vite burg, zbret në 6 vite
Blerim Abazi – 10 vite burg, zbret në 6.8 vite
Besian Xhixha – 10 vite burg, zbret në 6.8 vite
Enver Diva – 10 vite burg, zbret në 6.8 vite
Robert Laçi – 10 vite burg, zbret në 6.8 vite
Gjergj Cukali – 10.6 vite burg, zbret në 7 vite
Viktor Imeraj – 10 vite burg, zbret në 6.8 vite
Satilno Basho – 10 vite burg, zbret në 6.8 vite
Miri Bruli – 9 vite burg, zbret në 6 vite
Xhelal Rraja – 9 vite burg, zbret në 6 vite
Operacioni ‘Revanshi 2’
Përmes operacionit “Revanshi” në maj 2024, u shkatërruan 7 grupe të ndryshme kriminale, në akuzë për vrasje, sigurim kushtesh për vrasje, organizata kriminale, grup të strukturuar kriminal, etj. Grupet kriminale vepronin në një territor të gjerë, si Lezha, Durrësi, Kruja, Tirana, Vlora dhe Burreli.
Astrit Avdyli, Emiljano Shullazi, Blerim Abazi dhe Naim Stafuku, bashkëpunuan me të tjerë, për të vrarë Durim dhe Valter Bamin. Besian Xhixha, Enver Diva dhe Robert Laçi siguruan kushtet dhe mjetet materiale për vrasjen e Preng Gjinit në një atentat pranë Nesharakut në Tiranë.
Leonard Duka dhe Drianto në 2020-ën akuzohen se siguruan kushtet për të vrarë Ervis Martinajn dhe Erigers Mihasin.
Gjergji Cukali siguroi kushtet për vrasjen e Elvis Gacajt dhe Altin Gegës. Viktor Imeraj dhe Satilno Basho, siguruan kushte për të vrarë Fatmir Hysenin dhe Armando Hysenin. Xhelal Rraja, vëllai ish-deputetit socialist Rrahman Rraja, siguroi kushtet për të vrarë ish-deputetin Arben Ndoka.
Emiljano Shullazi, akuzohet se edhe dhunoi bashkëshortin e gjyqtares Saida Dollani. Astrit Avdyli ka mbajtur në banesë një pistoletë pa leje dhe bashkë me Miri Brulin, ndihmuan një person në kërkim për kalim të paligjshëm të kufijve nga Mali i Zi për në Shqipëri përmes liqenit të Shkodrës.
Avdyli po ashtu, ka thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe me Emiljano Shullazi, kanë mbajtur telefona brenda në qeli dhe kanë komunikuar me persona të tjerë jashtë burgut për të porositur vrasje.
Të pandehurit dhe akuzat ndaj tyre
Astrit Avdyli (alias Astrit Balliu, alias Astrit Sulejmani), akuzuar për kryerjen e veprave penale të: “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve D.B. dhe V.B., kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesmarrjes, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, në formën e mbajtjes së municioneve luftarake pa lejen e organeve kompetente shtetërore; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, në formën e mbajtjes së armëve në banesë, pa lejen e organeve kompetente shtetërore, “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, para; “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”.
– Të pandehurit Emiljano Shullazi, akuzuar për kryerjen e veprave penale të: “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve D.B. dhe V.B., kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesmarrjes; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Goditjet ndaj pjesëtarëve të familjes së personit që kryen një detyrë shtetërore ” kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, në formën e organizimit ose drejtimit të një grupi të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”.
– Të pandehurit Naim Stafuka, akuzuar për kryerjen e veprave penale të: “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve D.B. dhe V.B., kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesmarrjes, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
– Të pandehurit Blerim Abazi (alias Blerim Gashi), akuzuar për kryerjen e eprave penale të: “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve D.B. dhe V.B., kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, ”Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesmarrjes, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
– Të pandehurit Besian Xhixha, akuzuar për kryerjen e veprave penale të: “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit P.Gj., kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesmarrjes, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
– Të pandehurit Enver Diva, akuzuar për kryerjen e veprave penale të: “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit P.Gj., kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”,“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
– Të pandehurit Robert Laçi, akuzuar për kryerjen e veprave penale të: “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit P.Gj., kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesmarrjes, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
– Të pandehurit Leonard Duka, akuzuar për kryerjen e veprave penale të: “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve E.M. dhe E.M., kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e krijimit, organizimit ose drejtimit të grupit të strukturuar kriminal; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
– Të pandehurit Drianto Bardhi, akuzuar për kryerjen e veprave penale të: “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve E.M. dhe E.M., kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesmarrjes, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
– Të pandehurit Gjergji Cukali, akuzuar për kryerjen e veprave penale të: “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit E.G., kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit A.G., kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesmarrjes, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
– Të pandehurit Viktor Imeraj (alias Viktor Bajraktari), akuzuar për kryerjen e veprave penale të: “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve F.H. dhe A.H., kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesmarrjes, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
– Të pandehurit Satilno Basho, akuzuar për kryerjen e veprave penale të: “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve F.H. dhe A.H., kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal,“Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesmarrjes,; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
– Të pandehurit Xhelal Rraja, akuzuar për kryerjen e veprave penale të: “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit A.N., kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesmarrjes, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
– Të pandehurit Miri Bruli, akuzuar për kryerjen e veprës penale të: “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim.
– Të pandehurit Satilno Basho, akuzuar për kryerjen e veprave penale të: “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve F.H. dhe A.H., kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesmarrjes,“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.














