• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dosja “Revanshi”/ SPAK jep pretencën, ja dënimet e kërkuara për Avdylin, Shullazin dhe të tjerët

15:14 : 29/04/2026
në AKTUALITET, KRONIKE

SPAK ka dhënë pretencën për një nga fraksionet e dosjes së njohur “Revanshi”, një hetim i gjerë që lidhet me veprimtarinë e disa grupeve të strukturuara kriminale në vend ku në total janë kërkuar rreth 125 vite burg për 12 të pandehur.

Hetimet, të bazuara edhe në komunikimet e zbërthyera nga aplikacioni i koduar SKY ECC, kanë çuar në ngritjen e akuzave për “sigurim kushtesh për kryerjen e vrasjeve”, “grup të strukturuar kriminal”, si dhe vepra të tjera penale të rënda. Çështja është trajtuar me gjykim të shkurtuar.

Në pretencën e shpallur, SPAK ka kërkuar:

Astrit Avdyli – 15 vite burg, me gjykim të shkurtuar zbret në 10 vite

Emiljano Shullazi – 15 vite burg, me gjykim të shkurtuar zbret në 10 vite

Lexo edhe:

‘Revanshi’/ SPAK kërkon 56 vite burg për 5 të pandehur, mes tyre vëllai i ish deputetit të PS-së

‘Revanshi’/ GJKKO pranon gjykim të shkurtuar për 6 persona, mes tyre Avdyli e Bami! Refuzohet Marklen Haka

Naim Stafuka – 9 vite burg, zbret në 6 vite

Blerim Abazi – 10 vite burg, zbret në 6.8 vite

Besian Xhixha – 10 vite burg, zbret në 6.8 vite

Enver Diva – 10 vite burg, zbret në 6.8 vite

Robert Laçi – 10 vite burg, zbret në 6.8 vite

Gjergj Cukali – 10.6 vite burg, zbret në 7 vite

Viktor Imeraj – 10 vite burg, zbret në 6.8 vite

Satilno Basho – 10 vite burg, zbret në 6.8 vite

Miri Bruli – 9 vite burg, zbret në 6 vite

Xhelal Rraja – 9 vite burg, zbret në 6 vite

Operacioni ‘Revanshi 2’

Përmes operacionit “Revanshi” në maj 2024, u shkatërruan 7 grupe të ndryshme kriminale, në akuzë për vrasje, sigurim kushtesh për vrasje, organizata kriminale, grup të strukturuar kriminal, etj. Grupet kriminale vepronin në një territor të gjerë, si Lezha, Durrësi, Kruja, Tirana, Vlora dhe Burreli.

Astrit Avdyli, Emiljano Shullazi, Blerim Abazi dhe Naim Stafuku, bashkëpunuan me të tjerë, për të vrarë Durim dhe Valter Bamin. Besian Xhixha, Enver Diva dhe Robert Laçi siguruan kushtet dhe mjetet materiale për vrasjen e Preng Gjinit në një atentat pranë Nesharakut në Tiranë.

Leonard Duka dhe Drianto në 2020-ën akuzohen se siguruan kushtet për të vrarë Ervis Martinajn dhe Erigers Mihasin.

Gjergji Cukali siguroi kushtet për vrasjen e Elvis Gacajt dhe Altin Gegës. Viktor Imeraj dhe Satilno Basho, siguruan kushte për të vrarë Fatmir Hysenin dhe Armando Hysenin. Xhelal Rraja, vëllai ish-deputetit socialist Rrahman Rraja, siguroi kushtet për të vrarë ish-deputetin Arben Ndoka.

Emiljano Shullazi, akuzohet se edhe dhunoi bashkëshortin e gjyqtares Saida Dollani. Astrit Avdyli ka mbajtur në banesë një pistoletë pa leje dhe bashkë me Miri Brulin, ndihmuan një person në kërkim për kalim të paligjshëm të kufijve nga Mali i Zi për në Shqipëri përmes liqenit të Shkodrës.

Avdyli po ashtu, ka thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe me Emiljano Shullazi, kanë mbajtur telefona brenda në qeli dhe kanë komunikuar me persona të tjerë jashtë burgut për të porositur vrasje.

Të pandehurit dhe akuzat ndaj tyre

Astrit Avdyli (alias Astrit Balliu, alias Astrit Sulejmani), akuzuar për kryerjen e veprave penale të: “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve D.B. dhe V.B., kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesmarrjes, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, në formën e mbajtjes së municioneve luftarake pa lejen e organeve kompetente shtetërore; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, në formën e mbajtjes së armëve në banesë, pa lejen e organeve kompetente shtetërore, “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, para; “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”.

– Të pandehurit Emiljano Shullazi, akuzuar për kryerjen e veprave penale të: “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve D.B. dhe V.B., kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesmarrjes; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Goditjet ndaj pjesëtarëve të familjes së personit që kryen një detyrë shtetërore ” kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, në formën e organizimit ose drejtimit të një grupi të strukturuar kriminal,  “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”.

– Të pandehurit Naim Stafuka, akuzuar për kryerjen e veprave penale të: “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve D.B. dhe V.B., kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesmarrjes,  “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

– Të pandehurit Blerim Abazi (alias Blerim Gashi), akuzuar për kryerjen e eprave penale të: “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve D.B. dhe V.B., kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal,  ”Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesmarrjes, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

– Të pandehurit Besian Xhixha, akuzuar për kryerjen e veprave penale të: “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit P.Gj., kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesmarrjes, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

– Të pandehurit Enver Diva, akuzuar për kryerjen e veprave penale të: “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit P.Gj., kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”,“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

– Të pandehurit Robert Laçi, akuzuar për kryerjen e veprave penale të: “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit P.Gj., kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesmarrjes, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

– Të pandehurit Leonard Duka, akuzuar për kryerjen e veprave penale të: “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve E.M. dhe E.M., kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e krijimit, organizimit ose drejtimit të grupit të strukturuar kriminal; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

– Të pandehurit Drianto Bardhi, akuzuar për kryerjen e veprave penale të: “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve E.M. dhe E.M., kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesmarrjes, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

– Të pandehurit Gjergji Cukali, akuzuar për kryerjen e veprave penale të: “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit E.G., kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit A.G., kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesmarrjes, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

– Të pandehurit Viktor Imeraj (alias Viktor Bajraktari), akuzuar për kryerjen e veprave penale të: “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve F.H. dhe A.H., kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesmarrjes, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

– Të pandehurit Satilno Basho, akuzuar për kryerjen e veprave penale të: “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve F.H. dhe A.H., kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal,“Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesmarrjes,; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

– Të pandehurit Xhelal Rraja, akuzuar për kryerjen e veprave penale të: “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit A.N., kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesmarrjes, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

– Të pandehurit Miri Bruli, akuzuar për kryerjen e veprës penale të: “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim.

– Të pandehurit Satilno Basho, akuzuar për kryerjen e veprave penale të: “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve F.H. dhe A.H., kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesmarrjes,“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Etiketa: dosja "Revanshi"emiljano ShullaziRevanshi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

‘Revanshi’/ SPAK kërkon 56 vite burg për 5 të pandehur, mes tyre vëllai i ish deputetit të PS-së

11:47 : 31/05/2026
AKTUALITET

‘Revanshi’/ GJKKO pranon gjykim të shkurtuar për 6 persona, mes tyre Avdyli e Bami! Refuzohet Marklen Haka

13:49 : 06/05/2026
AKTUALITET

Gjyqi pa fund i dosjes Shullazi

21:23 : 04/05/2026
AKTUALITET

Seanca e parë për dosjen “Revanshi”, të pandehurit bojkotojnë gjyqin, i pranishëm vetëm një prej tyre

12:41 : 29/04/2026
AKTUALITET

Shfryhet dosja ‘Revanshi’, GJKKO liron nga burgu kushëririn e ish-deputetit të PS-së

12:19 : 04/04/2026
AKTUALITET

A do flasë Shullazi për vrasjen e Gilmando Danit? Gazetari: Ja kush është strategjia e tij

16:31 : 12/01/2026
Para

Meta kërkon lirinë, i drejtohet sërish GJKKO-së për zbutjen e masës

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetcasibomjojobetbetpark girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom