• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Qeveria shqiptare, si një arkëtare që numëron “fitimin” nga kriza

13:35 : 20/04/2026
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Lufta në Lindjen e Mesme i gjeti të papërgatitura shumë qeveri, por jo të gjitha reaguan njësoj. Disa zgjodhën të ndajnë barrën me qytetarët. Të tjera, si Shqipëria, zgjodhën të akumulojnë të gjithë fitimin në buxhet.

Edhe shtete shumë më të pasura se ne lëvizën shpejt për të mbrojtur konsumatorin. Gjermania, ekonomia më e madhe e Europës, miratoi këtë muaj një paketë lehtësimi që ul taksën e energjisë për benzinën dhe naftën me rreth 17 euro centë për litër për dy muaj, me një kosto totale rreth 1.6 miliardë euro për buxhetin.

Qeveria gjermane kërkoi shprehimisht që kjo ulje të kalojë e plotë te konsumatori.

Nëse kjo ndodh, një drejtues mjeti kursen rreth 8.5 euro për një furnizim tipik prej 50 litrash. Vetë Reuters thekson se në Berlin, debati nuk ishte nëse qytetari duhet ndihmuar, por si të garantohet që ulja të mos mbetet te kompanitë e naftës.

Lexo edhe:

Rritet sërish çmimi i naftës

Deri në 35 ditë për kompensimin e naftës, operatorët përballen me procedura të gjata verifikimi

Ky është ndryshimi thelbësor mes një shteti që e sheh krizën si ngjarje për t’u administruar që të mos shndërrohet vetëm në barrë publike dhe një shteti që e sheh thjesht si burim të ardhurash.

Edhe në rajon, refleksi ka qenë më i shpejtë se në Shqipëri. Serbia uli akcizën e naftës me 25%. Mali i Zi e përgjysmoi akcizën për naftën dhe e uli me 25% për benzinën. Maqedonia e Veriut uli TVSH-në e karburanteve nga 18% në 10% dhe reduktoi edhe akcizat.

Kosova vendosi kufij për marzhet e fitimit. Edhe Bosnja, e ngatërruar në procedura, ka shtyrë përpara uljen ose heqjen e përkohshme të akcizës dhe pezullimin e përkohshëm të detyrimeve doganore mbi importet e naftës nga vendet e treta (shiko specialen në faqet e brendshme të revistës). Pra, pothuajse të gjithë po përpiqen t’i kthejnë diçka mbrapsht konsumatorit.

Shqipëria vazhdon t’i marrë. Sepse Shqipëria, ndonëse është ndër vendet më të varfra të Europës, me të ardhurat për frymë sa 34% e mesatares europiane, po sillet si qeveri e një vendi të pasur. Jo si një shtet që duhet të mbrojë qytetarët e vet, por si një arkëtar që numëron fitimin nga kriza.

Vetëm në mars, sipas të dhënave të doganave, buxheti arkëtoi të paktën 3.3 milionë euro më shumë vetëm nga TVSH-ja mbi naftën në doganë, ndërsa në çmimin final kjo shumë vlerësohet rreth 4.3 milionë euro.

Në të njëjtën kohë, konsumatorët paguan rreth 11 milionë euro më shumë për të blerë naftë. Me fjalë të tjera, një pjesë e mirë e barrës së krizës nuk u përthith nga shteti, por u faturua te qytetarët, ndërsa shteti mori edhe komisionin e vet. Qeveria kishte në dorë të vepronte ndryshe.

Akti normativ për uljen e akcizës me 20% ekzistonte. Por u zbatua vetëm për pesë ditë. Vetëm pesë. Më pas, Bordi i Transparencës bëri atë që di të bëjë më mirë, jo të ulë barrën, por të lëvizë metodologjinë e çmimit dhe të mbajë tregun poshtë tavanit formal prej 220 lekësh për litër, që aktivizon uljen e akcizës pa prekur thelbin e problemit.

Barra fiskale mbi karburantin mbeti aty ku ishte, ndër më të lartat në rajon, ndërsa qytetarit iu la në dorë fatura.

Nuk e dimë nëse është rastësi, por vetëm kur transporti publik u bllokua pjesërisht, erdhi lëshimi i parë, subvencioni prej 50 lekësh për litër. Pra, jo si zgjedhje politike, por si reagim ndaj presionit.

Ndërkohë në kulmin e krizës së çmimeve të naftës i heqin subvencionin sektorit të bujqësisë.

Kjo është edhe pjesa më e rëndësishme moralisht. Paratë e mbledhura shtesë nga TVSH-ja nuk janë para të qeverisë. Ato nuk erdhën nga ndonjë reformë, as nga ndonjë zgjuarsi fiskale apo reduktim të informalitetit.

Janë para të marra më shumë nga xhepi i qytetarëve, vetëm sepse çmimi i produktit u rrit.

Dhe kur kriza e jashtme ta fryn artificialisht arkën, gjëja minimale që pritet nga një qeveri e përgjegjshme është t’ua kthejë një pjesë taksapaguesve, qoftë përmes uljes së përkohshme të taksave, qoftë përmes mbështetjes së targetuar për transportin, fermerët dhe familjet me të ardhura të ulëta. Kjo nuk po ndodh me dëshirë. Po ndodh vetëm kur zemërimi del në rrugë.

Dhe kjo nuk është hera e parë. Në periudhën e Covid-it, Shqipëria u dallua jo për madhësinë e paketave mbështetëse, por për kursimin e tyre.

Sipas FMN-së, paketa e parë emergjente ishte 1.4% e PBB-së, ndërsa më pas, masat buxhetore të lidhura me Covid-in, duke mbetur shumë poshtë vendeve të zhvilluara europiane dhe nën mesataren e ekonomive në zhvillim dhe shteteve të tjera që arritën deri në 5% të PBB-së.

Ndërkohë, qytetarët shqiptarë nuk jetojnë në një vend të pasur. Jetojnë në një vend ku çmimet janë rritur më shpejt se në rajon sipas fuqisë blerëse, ndërsa pagat mbeten më të ulëta se te fqinjët. Kjo e bën çdo litër nafte, çdo bukë dhe çdo faturë edhe më të rëndë.

Qeveria, megjithatë, vazhdon të sillet sikur problemi i vetëm është menaxhimi i perceptimit, jo lehtësimi i kostos reale të jetesës. Në fund, ironia është pothuajse e përsosur.

Në Gjermani, një shtet i pasur sillet si shtet social dhe ul taksat për të ndihmuar qytetarin. Në Shqipëri, një shtet i varfër sillet si pronar i një luksi që nuk i takon, mban të ardhurat shtesë të krizës “për vete” dhe ua lë qytetarëve faturën.

Qeveria e Shqipërisë së varfër vazhdon të injorojë situatën, ndonëse nuk e ka luksin të lërë ekonominë të vetme përballë valës së krizës. Vetëm se luksi i saj paguhet nga njerëz që janë gjithnjë e më pak në gjendje ta përballojnë./ Monitor

Etiketa: ekonomikrizënafteqeveria RamaRritja e cmimeve

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rritet sërish çmimi i naftës

13:15 : 02/06/2026
AKTUALITET

Deri në 35 ditë për kompensimin e naftës, operatorët përballen me procedura të gjata verifikimi

10:15 : 02/06/2026
AKTUALITET

Qeveria po shpenzon më shumë për rroga e “kancelari” sesa për investime publike

08:18 : 02/06/2026
AKTUALITET

Të ardhurat buxhetore në Ballkan, Bosnja dhe Serbia të parat, dy shtetet shqiptare në fund

11:28 : 01/06/2026
AKTUALITET

Pagat bruto vjetore, Shqipëria në fund të listës me 10 mijë euro në vit, sa një e pesta e Europës

08:30 : 01/06/2026
AKTUALITET

Bordi i Transparencës ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta

11:37 : 30/05/2026
Para

E filmuar me Iphone, astronauti i Artemis II publikon videon kur Toka zhduket pas Hënës

TË GJITHA

Lala: Pozitat e Ballukut janë rënduar, akuzat kanë marzh të lartë dënimi!

14:58 : 04/06/2026

U zgjodh anëtar i Këshillit të PD-së, Stresi: Vij në parti si strateg! Vura bast me Noizyn…

14:55 : 04/06/2026

Votimi në OKB, Gjermania mbetet jashtë Këshillit të Sigurimit

14:38 : 04/06/2026

Favorizoi kompaninë në tenderin e “Albcontrol”, SKEMA: Si tentoi Balluku të fshehë vilën në Dhërmi

14:28 : 04/06/2026

Ballukut i sekuestrohet vila në Dhërmi, SPAK: E fshehu në emër të Igli Tares!

14:15 : 04/06/2026

Zgjerohen hetimet për Belinda Ballukun, SPAK i sekuestron vilën në Dhërmi, shtohen akuzat

14:06 : 04/06/2026

Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve

13:48 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom