• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

‘Thikat pas shpine’, çfarë po po ndodh në Ministrinë e Mbrojtjes të Rusisë?

09:21 : 18/04/2026
në BOTA

Gjatë dy vjetëve të fundit, diçka ka ndodhur në komandën e ushtrisë së Rusisë dhe nuk ka qenë e bukur.

Që nga maji i vitit 2024, ka pasur një seri hetimesh penale, shkarkimesh nga detyra, rrjedhje komprometuese të informacioneve në media dhe zbulime turpëruese që kanë në epiqendër Ministrinë e Mbrojtjes të Rusisë.

Hetuesit – kryesisht nga Shërbimi Federal i Sigurisë apo FSB – së bashku me prokurorët dhe autoritetet e Ministrisë së Brendshme kanë shënjestruar në numër në rritje të zëvendësministrave të mbrojtjes, oficerëve të lartë dhe zyrtarëve të lartë civilë nën dyshimet, mes tjerash, për korrupsion, mashtrim dhe përvetësim fondesh.

Thikat pas shpine 2.0: Ministria e Mbrojtjes e Rusisë

Gjatë dy vjetëve të fundit ka ndodhur diçka në komandën ushtarake të Rusisë: hetime që kanë shënjestruar numër në rritje të zëvendësministrave të Mbrojtjes dhe oficerë të lartë, nën dyshimet për korrupsion. Rastet më të njohura, të lidhura me ndërtimin e një parku ushtarak në zonën e Moskës, kanë në shënjestër ish-zëvendësit e Sergei Shoigu, i cili u largua nga posti i ministrit të Mbrojtjes më 2024.

Lexo edhe:

Zelensky kërkon raketat Patriot nga SHBA pas sulmeve masive ruse

Rusia ndalon përkohësisht eksportet e karburantit për avionët

Më 10 prill, një gjykatë ushtarake në Moskë e dënoi zëvendësministrin e Mbrojtjes, Pavel Popov, me 19 vjet burgim nën akuzat për përvetësim fondesh dhe ryshfet.

Sikurse Popovi, shumica nga të shënjestruarit janë bashkëpunëtorë të kamotshëm të Sergei Shoigu, të cilin presidenti rus, Vladimir Putin, e largoi nga posti i ministrit të Mbrojtjes në maj të vitit 2024 në mes të një riformatizimi më të gjerë të Qeverisë. Shoigu, që e njeh Putinin për dekada të tëra, më pas u emërua shef i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, dhe në ministri u zëvendësua nga Andrei Belousov, një teknokrat dhe ekonomist.

Shumë nga zëvendësministrat e mbrojtjes që u vunë në shënjestër u shkarkuan menjëherë pas largimit të Shoigut. Disa janë të lidhur me një kontraktor të madh të Ministrisë së Mbrojtjes, që mbikëqyri ndërtimin e një parku me tematikë ushtarake në Moskë, të quajtur “Parku Patriot”.

Kjo kompani, e quajtur Bamstroyput, ishte një nënkontraktor i madh i Ministrisë për Situata Emergjente. Shoigu e kishte udhëhequr këtë ministri për 21 vjet para se Putini ta vendoste atë në krye të Ministrisë së Mbrojtjes më 2012.

Ka shumë spekulime se çfarë dhe kush qëndron pas këtyre hetimeve dhe këtij pastrimi të gjerë. Një shpjegim lidhet me zhvillimin e luftës në shkallë të gjerë në Ukrainë, e cila shpejt nxori në pah ato që ekspertët thonë se ishin probleme në strukturën komanduese, doktrinën e vjetruar dhe korrupsionin e përhapur si në shkallë të vogël ashtu edhe në të madhe në ushtrinë e Rusisë dhe entitetet civile.

Pjesa më e madhe e kritikave për dështimet e ushtrisë ruse në Ukrainë u përqendrua te Shoigu, si dhe te komandanti më i lartë ushtarak i Rusisë, shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjenerali Valery Gerasimov.

“Përshtypja ime është se spastrimet kanë buruar nga rivalitetet brenda elitës dhe mes shërbimeve”, tha John Hardie, zëvendësdrejtor i Programit për Rusinë në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracive, një institut me seli në Uashington.

“Shoigu e kishte kritikuar industrinë e mbrojtjes… për furnizimet e pamjaftueshme për ushtrinë. Dhe, megjithëse ajo mban një pjesë të madhe të përgjegjësisë për dështimin e fazës fillestare të pushtimit, FSB-ja duket se ka arritur ta zhvendosë fajin te Ministria e Mbrojtjes”, shtoi ai.

Ndër kritikët më të zëshëm të Shoigut ishte Yevgeny Prigozhin, një biznesmen nga Shën Petersburgu, i cili ndërtoi një forcë të fuqishme mercenarësh privatë të quajtur Grupi Wagner, që u bë një nga njësitet më efektive ruse në luftimet në Ukrainë.

Dy muaj pasi Prigozhin organizoi një kryengritje të dështuar në qershor të vitit 2023, vdiq në rrëzimin e aeroplanit me të cilin po udhëtonte, ngjarje që gjerësisht besohet se ishte një atentat.

Rivalët, apo armiqtë e Shoigut, mund të kenë zgjedhur të theksojnë korrupsionin brenda ministrisë nën drejtimin e tij si diçka që dilte jashtë normave, tha Hardie.

“Këto argumente mund të kenë rezonuar me Kremlinin, i cili duket se është i ndjeshëm ndaj faktit se shpenzimet ushtarake po konsumojnë shumë burime”, u shpreh ai. “Prandaj u vendos që të bëhej një spektakël publik i arrestimeve për korrupsion dhe për të emëruar Belousovin, teknokrat dhe ekonmist, me detyrën që të sigurojë shpenzime efikase në mbrojtje”. /REL

Etiketa: Ministria e MbrojtjesRusi

Lajme të lidhura

BOTA

Zelensky kërkon raketat Patriot nga SHBA pas sulmeve masive ruse

16:07 : 02/06/2026
BOTA

Rusia ndalon përkohësisht eksportet e karburantit për avionët

15:41 : 01/06/2026
BOTA

Rumania e konfirmon: Droni që goditi ndërtesën e banimit, është rus “Geran-2”

12:13 : 01/06/2026
BOTA

‘Fuqia e imazhit’/ Si u kthye Vladimir Putin në liderin më jetëgjatë pas Stalinit

15:30 : 31/05/2026
BOTA

NATO bën përgjegjëse Rusinë për dronin në Rumani

09:22 : 31/05/2026
BOTA

Rutte pas rrëzimit të dronit rus në Rumani: NATO është gati të mbrojë çdo centimetër të territorit

15:16 : 29/05/2026
Para

"Biznes me krizën e naftës", Tabaku: Si po përfiton qeveria 4.3 mln euro më shumë taksa

TË GJITHA

Lala: Pozitat e Ballukut janë rënduar, akuzat kanë marzh të lartë dënimi!

14:58 : 04/06/2026

U zgjodh anëtar i Këshillit të PD-së, Stresi: Vij në parti si strateg! Vura bast me Noizyn…

14:55 : 04/06/2026

Votimi në OKB, Gjermania mbetet jashtë Këshillit të Sigurimit

14:38 : 04/06/2026

Favorizoi kompaninë në tenderin e “Albcontrol”, SKEMA: Si tentoi Balluku të fshehë vilën në Dhërmi

14:28 : 04/06/2026

Ballukut i sekuestrohet vila në Dhërmi, SPAK: E fshehu në emër të Igli Tares!

14:15 : 04/06/2026

Zgjerohen hetimet për Belinda Ballukun, SPAK i sekuestron vilën në Dhërmi, shtohen akuzat

14:06 : 04/06/2026

Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve

13:48 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom