Flamur Noka mbajti një prononcim për gazetarët teksa përplasjeve me policinë edhe këtë protestë i erdhi fundi.
Noka akuzoi Ramën se ka kthyer policinë në një organizatë kriminale që e ndërse kundër opozitës, teksa u shpreh se nuk kanë ujë të fikin zjarrin te pallati i “Arlis sh.p.k.”, por e përdorin kundër opozitës.
“Barbaria nuk është parë as në regjimin e Ajatollahut. Frika e Ramës ka kthyer policinë në një organizatë kriminale. Drejtori i policisë, kamikazi i Belindës, mercenari politik Skënder Hita, do të jetë përgjegjësi kryesor për këtë terror ndaj qytetarëve. Paniku i kreut të narkos nuk e ndalon dot as këta që i kanë veshur si për luftë. As pajisjet që nuk i përdorin atje te Arlis, që rrinë ndaj opozitës me ujë, janë mjeranë të urdhëruar.
Këta lëvizin me këmbë por urdhri i regjimit i dikton të përleshen me vëllezërit e tyre. Edi Rama do e paguajë një më një terrorin që po ushtron. Edi Rama mund të përdorë si kamikaz Skënder Hita, por duhet të kenë parasysh, fundi i tyre i pret, si fundi i Ajatollahut. I bëj thirrje drejtori të Tiranës, Enton Allushi, do konsiderohesh pjesë e organizatës kriminale. Pastaj as më të voglën diskutim edhe i famshmi nën drejtor që i urdhëroi FNSH, Sokol Bizhga, krimineli me famë. Si një nga drejtuesit tjetër të organizatës kriminale. Grup i strukturuar kriminal ndaj opozitës për interesa jo të opozitës por mafies në pushtet. Nuk ka Ajatollah Surreli që e ndalon opozitën. Kanceri ka një rrugë ndërhyrje radikale. Detyrë e opozitës të shpëtojë vendin nga ky kancer.”- tha Noka.














