• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pallate që digjen, tragjeditë që priteshin…!

Flakët që përpinë një pallat në Tiranë nuk ishin vetëm një aksident, por alarmi i një problemi të paralajmëruar prej vitesh. Fasada që digjen shpejt, institucionet që heshtin dhe përgjegjësia që mungon tregojnë një realitet të rrezikshëm: në qytetin që ndërtohet çdo ditë, siguria po mbetet pas. Pyetja është sa gjatë.

17:04 : 15/04/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, VIDEO

Pamje shokuese, ku flakët përpinë brenda pak çastesh një pallat të tërë ditën e djeshme në Tiranë, përballë spitalit “Nënë Tereza”, ishin kronikë e paralajmëruar, e për fat të keq edhe rast i përsëritur.

Momenti i parë i ngjarjes ishte evakuimi i shpejtë i banorëve, duke parandaluar tragjedinë.

Zjarrfikësit bënë një punë gati heroike, duke marrë parasysh se nuk kanë as mjetet elementare mbrojtëse për jetën e tyre gjatë ndërhyrjeve të tilla.

Disa orë më vonë, në ndihmë të zjarrfikësve u vunë edhe 2 helikopterë Cougar, por pamjet e filmuara me dron treguan joefikasitetin që pritet në raste të tilla.

Ende sot, pas gati 24 orësh, mbeten të paqarta rrethanat se si ra zjarri që dogji gjithë fasadën e jashtme të banesës.

Sipas të dhënave nga Qendra Spitalore, dje 8 persona, mes tyre 6 zjarrfikës dhe 2 qytetarë, u transportuan dhe morën shërbim spitalor.

Kur flakët janë fikur, ajo që është e dukshme janë dëme të konsiderueshme materiale.

Nga të dhënat paraprake, policia thotë se dyshohet që zjarri nisi në katet e para dhe u ngjit me shpejtësi deri në katin e sipërm përmes fasadës së jashtme.

Ajo që ishte e dukshme ishte shpejtësia me të cilën fasada u shkrumbua, duke nxjerrë edhe një herë në pah problemin e fasadave te ndërtimet e reja.

“ACQJ”, në vitin 2025, në hulumtimin “Fasadat që digjen”, solli shqetësimin e ekspertëve, të cilët tregonin qartë rrezikun që paraqesin materialet e përdorura vitet e fundit te ndërtimet e reja në kryeqytet.

Ndërtimet e reja po përdorin materiale izoluese si polisteroli (EPS – Expanded Polystyrene) apo materiale të tjera të ngjashme, të cilat mund të kenë rreziqe të larta.

Sipas inxhinierit Eraldo Pampuri, polisteroli është material i ndezshëm dhe mund të kontribuojë në përhapjen e zjarrit.

“Në ndërtimet moderne, polisteroli shpesh mbulohet me shtresa mbrojtëse, por nëse këto shtresa dëmtohen ose neglizhohen gjatë ndërtimit, mund të krijohen rreziqe. Zjarret që përfshijnë polisterolin mund të çlirojnë tymra toksikë, përfshirë monoksid karboni dhe gazra të tjerë helmues, të cilët vendosin në rrezik jetën e qytetarëve.”

Por ngjarja shkon më tej. Nga një shkresë e Shoqatës së Gjeodetëve të Shqipërisë, ky shqetësim u ngrit edhe në Kuvendin e Shqipërisë që në mars 2024, por deri më sot nuk ka pasur asnjë reagim, as nga Kuvendi, as nga Bashkia dhe as nga institucionet, jo vetëm për rastin konkret, por as për rastet e mëparshme.

Shkresa nisur nga Shoqata e Gjeodetëve të Shqipërisë dërguar Kuvendit

As nëse janë inspektuar punimet, as reagim nëse është kolauduar objekti apo për përgjegjësi të drejtpërdrejta nga institucionet.

Shkëlqim Goxhaj, drejtor i zjarrfikësve të Tiranës, dha një deklaratë për mediat, ku tregoi shkakun e nisjes së zjarrit në pallatin 12-katësh pranë spitalit “Nënë Tereza”. Ai pranoi se zjarri nisi në një biznes në katin e parë të pallatit dhe se fasada ndikoi në përhapjen e flakëve.

Ajo që e bën edhe më të rëndë atë që ndodhi dje në kryeqytet është reagimi i autoriteteve.

Së pari, shfaqja e Ministrit të Brendshëm, z. Lamallari, në terren, por pa asnjë forcë apo qartësi se çfarë mund të bënte për ngjarjen, dukej më tepër një formë propagande sesa ndihmë e vërtetë.

Më pas, reagimi i Prefektit të Tiranës, Shkëlqim Hajdari, i cili tha se nuk e preokupon aspak se ku do të qëndrojnë qytetarët përgjatë natës pasi ata kanë të afërm, ishte, më së paku, pakujdesi, por edhe shenjë e një arrogance të gjatë të pushtetit.

Lexo edhe:

Peticionet/ Dhjetëra mijëra firma kundër ndërtimeve në Vjosë-Nartë

Mashtrimi i Ramës/ Zinxhirët e buldozerëve dhe rrethimi i lagunës, shkelin ligjin në Nartë

Sot ka reaguar Kryeministri Rama, i cili u përpoq ta konsideronte veten si zgjidhës të një problemi privat mes qytetarëve dhe ndërtuesit, duke u zotuar se ky i fundit do ta rindërtojë pallatin nga e para, por pa mbajtur përgjegjësinë për dështimin e institucioneve përballë ndërtuesve dhe ndërtimeve në kryeqytet.

Alarmi për këto ngjarje të paralajmëruara ka së paku 4 vite që bie, por në Shqipëri, mesa duket, askush nuk mban përgjegjësi. Në raste të tilla duhet pranuar se fati ka qenë në anën e banorëve dhe ka kursyer së paku jetët e tyre, ndërsa mundi i një jete shihet teksa digjet në sekonda.

Pyetja e vazhdueshme mbetet: Deri ku?/Denada Jushi, acqj.al

Etiketa: inxhinerndertimezjarre

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Peticionet/ Dhjetëra mijëra firma kundër ndërtimeve në Vjosë-Nartë

17:04 : 01/06/2026
AKTUALITET

Mashtrimi i Ramës/ Zinxhirët e buldozerëve dhe rrethimi i lagunës, shkelin ligjin në Nartë

09:57 : 31/05/2026
AKTUALITET

Heshtja e Bashkisë Kavajë pas ndërhyrjes në Lagunën Blu, pranim i heshtur apo shmangie nga përgjegjësia?

11:55 : 29/05/2026
AKTUALITET

Shqipërisë po i merret fryma! Rritet sipërfaqja e lejeve, përmasat reale janë masive; Priten mbi 3.7 mld euro ndërtime

11:38 : 29/05/2026
AKTUALITET

Mbi normat e OBSH, nga “Pazari i Ri” tek “21 Dhjetori”, zhurma e ndërtimeve pushton Tiranën

13:30 : 25/05/2026
AKTUALITET

Ndërtimet kaotike në Shqipëri/ Braçe: Mungojnë kontrollet dhe standardet. Karakaçi: Po bëjmë ligj të ri

13:20 : 21/05/2026
Para

Moti/ IGJEUM: Rikthehen reshjet e shiut në të gjithë qarqet e vendit

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom