Gjykata e Apelit ka dënuar me burgim të përjetshëm Isuf Hasën, i akuzuar për vrasjen e fqinjit të tij, Xhemal Meta, ngjarje e ndodhur në Shëngjergj të Tiranës në datë 13 Janar 2025.
Sipas vendimit të gjykatës, Hasa është shpallur fajtor për krimin e rëndë, pasi ka vrarë Metën duke e goditur me çekiç.
Nga hetimet rezultoi se krimi ka ndodhur gjatë një akti vjedhjeje, i cili përfundoi me pasoja fatale për viktimën.
Gjykata e Apelit vendosi të japë dënimin maksimal, duke e konsideruar ngjarjen si një krim me pasoja të rënda për jetën e njeriut.
Ngjarja ndodhi në fshatin Shëngjergj të Tiranës në datë 13 Janar 2025.
Fillimisht ngjarja u raportua si aksidentale, por më pas, ekspertiza mjeko-ligjore zbuloi se në kokën e viktimës kishte shenja të dukshme dhune, të shkaktuara nga sende të forta.
Nga hetimet ka rezultuar se Isuf Hasa i kishte shkuar në banes Xhemal Metës ku ishin konfliktuar për motive të dobëta.
Gjatë përplasjes mes tyre, Isuf Hasa e ka qëlluar me çekiç mbrapa koke Xhemal Metën, duke e lënë të vdekur në vend.
Pas krimit, Hasa i ka marrë 81-vjeçari lekët në xhep dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.














