• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mali i dosjeve në Gjykatën Administrative të Apelit, Ardian Dvorani gjen “fajtorin” tek politika e Donald Trump (Raporti)

09:00 : 12/04/2026
në AKTUALITET, INVESTIGATIONS, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Për kryetarin në detyrë të Gjykatës Administrative të Apelit, Ardian Dvorani, politika e ndjekur nga Presidenti Amerikan, Donald Trump, është një nga shkaqet e rritjes së ndjeshme të stokut të dosjeve.

Një qëndrim i tillë nuk është shprehur drejtëpërdrejtë, por ky konkluzion arrihet në leximin e Raportit Vjetor 2025 për aktivitetin e asaj gjykate.

Të dhënat zyrtare, të konsultuara nga “Boldnews.al”, tregojnë se gjatë vitit të kaluar, stoku i dosjeve që presin të shqyrtohen në Gjykatën e Apelit Adminisrativ ka arritur në nivelin më të lartë që prej nisjes së zbatimit të Reformës në Drejtësi.

Sipas raportit të publikuar në 2 Prill 2026, thuhet se numri i çështjeve të mbartura në vitin 2025 ka arritur në 23.862 të tilla, ose rreth 800 më shumë se stoku i një viti më parë.

Lexo edhe:

Veliaj “sajoi” rrugë te prona e Ajolës/ Gjykata: Shkelje e rëndë, por nuk shohim “konflikt interesi”

KPK e mbajti të fshehtë, zbulohet sponsori që pagoi hotelin luksoz për njerëzit e vetingut

Në foto: Ardian Dvorani, zv.kryetar me funksione kryetari i Gjykatës Administrative të Apelit

Në Raportin e miratuar nga Ardian Dvorani, si zv.kryetar me funksione titullari në këtë gjykatë, renditen të paktën 3 shkaqe kryesore për situatën që po përkeqësohet nga viti 2020 e në vijim: 1. Vonesat për shkak të efekteve negative të pandemisë Covid-19; 2. Krijimi i vakancave të shumta, për shkak të largimit të gjyqtarëve gjatë procesit të Vetingut; dhe, 3. Ngadalësia e Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) për plotësimin e organikës së Gjykatës Administrative të Apelit.

Megjithatë, Gjykata thotë se, gjatë kësaj periudhe, ka pasur edhe një situatë pozitive, e cila nuk zgjati shumë. Në një hapësirë kohore disa-mujore, nga qershor 2024 e deri në shkurt 2025, pranë Gjykatës u atashuan disa nëpunës civilë gjyqësore, në kuadër të një projekti ndërkombëtar, të cilët kishin detyrë të inventarizonin dosjet, një proces që synonte uljen e stokut.

Por, ky projekt, i financuar nga USAID-i, nuk zgjati shumë në kohë. Dhe, pikërisht, këtu është momenti kur Ardian Dvorani, në mënyrë indirekte, gjen përgjegjësinë tek politika e ndjekur nga Donald Trump, për situatën e vështirë të krijuar me çështjet e mbartura.

“Faji” i Trump

Këshilli i Lartë Gjyqësor, me vendimin nr.251, datë 09.05.2024, “Për miratimin e strategjisë për uljen e numrit të çështjeve të prapambetura në gjykata”, ka miratuar masa konkrete për uljen e numrit të çështjeve të

Në zbatim të kësaj Strategjie, me Urdhrin e Zëvendëskryetarit, Ardian Dvorani, nr.61, datë 17.05.2024 “Për organizimin e punës së inventarizimit dhe klasifikimit të çështjeve gjyqësore në Gjykatën Administrative të Apelit”, është krijuar ekipi për inventarizimin e çështjeve dhe klasifikimin e tyre.

Në foto: Raporti i Gjykatës Administrative të Apelit për vitin 2025

Në përbërje të këtij ekipi u caktuan 6 nëpunës civilë gjyqësorë, të cilëve u ngarkuan me përmbushjen e kësaj detyre, duke kufizuar për aq sa është e mundur angazhimin e tyre të zakonshëm në detyrat përkatëse funksionale të përhershme, angazhime të cilat gjithsesi janë po aq të rëndësishme dhe të domosdoshme për funksionimin normal të Gjykatës Administrative të Apelit.

Ky ekip, pas trajnimit të nevojshëm me mbështetjen e Projektit të Asistencës pranë kësaj Gjykate “Ulja e Numrit të Çështjeve të Prapambetura dhe Përmirësimi i Efikasitetit”, i zbatuar nga East-West Management Institute (EWMI), ka filluar efektivisht veprimtarinë në Qershor 2024.

Instituti zbatues i projektit është me seli në Uashington dhe konsiderohet si një derivat i Fondacionit “Shoqëria e Hapur”, e sipërmarrësit majtist, Xhorxh Soros. Projekti Instituti për Menaxhim Lindje-Perëndim financohej nga fondet e USAID-it (Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar).

Në foto: Pjesë nga Raporti Vjetor 2025 i Gjykatës Administrative të Apelit

Në Shqipëri, projekti për uljen e stokut të dosjeve në Gjykata për llogari të Institutit të Menaxhimit Lindje-Perëndim, drejtohej nga Delina Fico, një bashkëpunëtorë e hershme e fondacionit “Soros”, bashkëshorte e një eksponenti të rëndësishëm të maxhorancës socialiste, Bledi Çuçi dhe ish-partnere intime e kryeministrit Edi Rama.

Në Janar të vitit 2025, në krye të Shtëpisë së Bardhë u vendos presidenti i djathtë amerikan, Donald Trump, një “armik i betuar politik” i Xhorxh Soros.

Një ndër masat e parë që ndërmori Trump në krye të administratës amerikane ishte ndërprerja dhe më pas bllokimi i të gjithë projekteve të financuara nga USAID-i, me përfitues të drejtëpërdrejtë organizatat e atashuara me Fondacionin Soros.

Kjo politikë e Trump ndërpreu fondet edhe projektin që po zhvillonte Instituti i Menaxhimit Lindje-Perëndim (EWMI) në gjykatat shqiptare.

Në foto (montazh): George Soros dhe Donald Trump

Kryetari në detyrë i Gjykatës Administrative të Apelit, Ardian Dvorani, e ka theksuar këtë detaj në Raportin Vjetor 2025.

“…Por, gradualisht, gjatë vitit 2025, për shkak të ndërprerjes së mbështetjes me Nëpunës për Uljen e Numrit të Çështjeve të Prapambetura (NUNÇP), të angazhuar me mbështetjen e Projektit të Asistencës “Ulja e Numrit të Çështjeve të Prapambetura dhe Përmirësimi i Efikasitetit”, ky proces është pezulluar, çka ka sjellë ngadalësimin dhe ndalimin e procesit për inventarizimin të mëtejshëm të çështjeve gjyqësore dhe klasifikimin e tyre”.

Sipas Dvoranit, procedura e inventarizimit e, rrjedhimisht edhe uljes së stokut të dosjeve, u ndërpre përfundimisht, pasi burimet njerëzore të vetë Gjykatës janë të pamjaftueshme për të përmbushur në proces të tillë.

“Kalorësi anti-korrupsion”, Ardian Dvorani

Ardian Dvorani, i cili më herët ka qenë gjyqtar dhe kryetar në detyrë i Gjykatës së Lartë, është një personazh i vlerësuar nga administrata e mëparshme amerikane, e drejtuar nga majtisti Xho Bajden (Joe Biden).

Në Shkurt të vitit 2021, ai ishte pjesë e 12 individëve ndërkombëtarë, të cilët morën vlerësimin si “Kampionë Anti-korrupsion” nga Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH).

Sipas DASH, Ardian Dvorani “është një figurë kyçe e reformës së sistemit gjyqësor në Shqipëri” dhe se ai ka zhvilluar mekanizma për të reduktuar influencën e krimit në politikë dhe në sistemin e drejtësisë, hapa të cilat ndihmojnë në vendimin për hapjen e negociatave dhe procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE”.

Ky vlerësim, më shumë se sa realitet, dukej si rezultat i lobimit që kreu në favor të Dvoranit ish-ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

Në foto: (Ish) Presidenti Ilir Meta dhe (ish) ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim (foto, arkiv i Presidencës, janar 2020)

Në atë kohë, Kim kishte një përplasje të fortë me Presidentin Ilir Meta, i cili nga ana tjetër u përfshi në një kurs përplasjeve me Dvoranin për strategjinë kontraverse të këtij të fundit për emërimin e anëtarëve të Gjykatës së Lartë.

Përplasja Meta-Dvorani u zgjidh nga Komisioni i Venecias në favor të ish-presidentit. Por, gjithësesi, meritat si “kalorës antikorrupsion” i shkuan Ardian Dvoranit, i cili ishte konfirmuar në detyrë në një proces të kontestuar Vetingu.

LEXO EDHE:

Kampioni i korrupsionit vlerëson kampionin e “antikorrupsionit”!

Dvorani, historia pa lavdi e një “kalorësi” komunist

Kalorësi anti-korrupsion, Dvorani e meriton vaksinën e Covid-it

 

Etiketa: Ardian DvoraniGjykata Administrative e Apelit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Veliaj “sajoi” rrugë te prona e Ajolës/ Gjykata: Shkelje e rëndë, por nuk shohim “konflikt interesi”

10:18 : 29/06/2025
Kryetari i KPK-së, Roland Ilia dhe ish-kryetarja Pamela Qirko gjatë dorëzimit të detyrës.
Lajmet e Dites

KPK e mbajti të fshehtë, zbulohet sponsori që pagoi hotelin luksoz për njerëzit e vetingut

18:04 : 19/07/2024
AKTUALITET

“Bosi i drejtësisë”/ Dvorani, Ina Rama e Qirko të lumtur për dekoratën e Agaçit – FOTO

10:48 : 23/04/2024
AKTUALITET

Nga Dvorani te Sadushi, sukseset e “Drejtësisë së Re”

15:51 : 17/10/2023
Në foto: Jonaid Myzyri, Kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik
AKTUALITET

Gjykata zbulon skemën e tenderave mes Jonaid Myzyrit të KPP dhe “Alko Impeks” (Vendimi)

15:19 : 11/10/2023
Ardian Dvorani
AKTUALITET

Dy goditje në një ditë, Ardian Dvorani mbetet jashtë Kushtetueses

17:50 : 23/12/2022
Para

Shpërndanin kokainë e kanabis në Vlorë, arrestohet 17-vjeçari, procedohet një tjetër

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom