Kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi, ka reaguar pas deklaratave e të bëra nga kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili sulmin me vezë e krahasoi me sulmet e ISIS.
Në reagimin e tij, Këlliçi i kujton Veliajt se vezët janë simbol,i, por në të vërtetë kryebashkiaku meriton burgun pasi është një vrasës.
Postimi i Këlliçit:
Vezët janë simbol sepse Erion Veliaj i çertifikuar si vrasës meriton burgun.
Blerja e drejtësisë me kulla dhe lekë nuk do të zgjasë shumë. Vrasja e Arditit është vepër e jotja Erion Veliaj dhe s’do ta harrojmë derisa sa drëjtësia të vendoset në vend.