• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Teliti: Qeveria po pasurohet nga kriza e karburanteve, barra mbi konsumatorin

18:51 : 08/04/2026
në AKTUALITET, EKONOMI, KRONIKE, POLITIKE

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe eksperti i ekonomisë, Dorjan Teliti, ka akuzuar qeverinë për dështim në menaxhimin e krizës së çmimeve të karburanteve, duke theksuar se barrën kryesore po e mbajnë qytetarët dhe bizneset.

I ftuar në Syri TV, Teliti deklaroi se, në tregun e karburanteve janë tre aktorë, konsumatori, operatorët dhe shteti, por është pikërisht ky i fundit që, në vend që të lehtësojë situatën, po e përkeqëson atë përmes taksave të larta. Ai theksoi se mbi 60% e çmimit të karburantit përbëhet nga taksa të vendosura nga qeveria.

“Qeveria jo vetëm që nuk po sakrifikon asgjë në këtë krizë, por po përfiton nga rritja e çmimeve, ndërsa qytetarët varfërohen çdo ditë,” u shpreh ai.

Teliti kritikoi edhe reagimin e vonuar të institucioneve shqiptare, duke theksuar se ndryshe nga vendet e rajonit dhe ato evropiane që kanë marrë masa konkrete, Shqipëria vazhdon vetëm me deklarata për “monitorim” të situatës.

Ai hodhi akuza ndaj Bordit të Transparencës, duke e cilësuar atë si një mekanizëm që “legjitimon abuzimin me çmimet”, në vend që të mbrojë interesin e konsumatorit.

Lexo edhe:

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

Morali i munguar i politikës

Sipas tij, qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë paketë reale mbështetëse për shtresat vulnerabël apo bizneset në vështirësi, ndërkohë që shpenzimet buxhetore për luks dhe kontrata të dyshimta vijojnë të mbeten të paprekura.

Teliti propozoi uljen e menjëhershme të disa taksave kryesore mbi karburantin, si dhe rishikimin e buxhetit të shtetit për të gjetur fonde që mund të përdoren për të përballuar krizën. Ai sugjeroi që të paktën 5% e buxhetit të rialokohet për mbështetje ekonomike.

Ai theksoi se mungesa e veprimit nga ana e qeverisë po thellon krizën dhe po rrit kostot për qytetarët shqiptarë.

Teliti: Janë tre aktorë në treg. Është konsumatori, ai që blen, janë pikat e karburantit, ata që shesin, që furnizohen nga katër importuesit dhe është dhe shteti. Konsumatorit do humbasin. Shiko, kur ka kriza ndërkombëtare, është normale do ketë ndikim në ekonomitë kombëtare. Absolutisht. E gjithë diskutimi që duhet bërë është çfarë masash do marrin këta tre aktorë të tregut në mënyrë që të minimizohen efektet negative të krizës.

Dhe aktori kryesor është shteti. Tani, ne si gjithmonë, edhe çfarë ka ndodhur në të kaluarën dhe kur ishte pandemia dhe kur ishte fillimi i luftës në Ukrainë 2022-shin, ne gjithmonë jemi të fundit që marrim masat. I shohim të tjerët për muaj të tërë. Dhe tashmë, të gjithë vendet e Ballkanit kanë marrë masa. E ke Italinë ka marrë masa, Franca, Spanja, Anglia, Australia ka marrë masa. Rajoni. Ndërsa, po pra, rajoni po e po. Ndërkohë, ti ke Shqipërinë e cila thjesht monitorojmë thotë, vëzhgojmë thotë. Vëzhgojmë. Shiko, duhet të kuptojmë diçka dhe ky Bord i Transparencës. Ky është Bordi i Transparencës se si vidhet dhe si abuzohet. Këtë bën transparent ky bord. Ky u tregon qartë shqiptarëve që neve vjedhim me ligj, me VKM.

Kanë bërë dhe përpara, ligje të posaçme, vjedhje nga më të ndryshmet. Ky është vjedhja dhe abuzimi i radhës. Duhet të kuptojnë diçka shqiptarët. Në atë çmimin e karburantit, të paktën 60% janë taksa. Këto taksa nga kush vendosen? Nga konsumatori jo. Nga sipërmarrja jo. Vendosen nga ky shteti, nga autoriteti i tretë, që është mbi të gjithë. Dhe ky shteti thotë, hajde ulemi në tavolinë, donëse unë vendos 60% të çmimit e vendos unë se janë taksat e mia që i marr në arkën e shtetit, çfarë t’ju ul juve, ku t’jua ngec juve dy operatorëve të tjerë, që jeni ju që importoni dhe ju që shisni në pikat e pakicës, dhe ju konsumatorët çfarë t’ju ngec juve kostot. Deri më sot shteti shqiptar nuk ka humbur asnjë ditë shi në darkë nga kriza, zero.

Madje rritja e çmimeve që po ndodh, që është në kurriz të konsumatorit dhe të sipërmarrjes, rritja e çmimeve që po ndodh, na rrit edhe ekonominë në përgjithësi, GDP-në nominale. Dhe do krenohet zotëria unë kam rritur ekonominë

Atëherë, ç’ta kuptojmë qartë, që të gjithë aktorët duhet, do preken, duhet të preken. Patjetër. Shteti shqiptar, qeveria duhet ta kuptojë që dhe ajo duhet të sakrifikojë. Po. Çfarë mund të sakrifikojë? Jo të sakrifikojnë nga rroga e qenia e vet e ministrave apo e zyrtarëve. Nga nga ajo arka e përbashkët që menaxhon shteti në emrin tonë. Se dhe buxheti i shtetit paratë e shqiptarëve janë. Ne i fusim atje me taksa, tatime, tarifa e me radhë. Dhe ata janë thjesht administratorë. Ata janë administratorë. Po janë administratorë të këqij. Se t’i marrin paratë dhe tashmë që shpallet dhe krizë, se ka shpallur krizë, jo më kot e ka ngritur bordin e e transparencës, po nuk sillen si në format krize. Asnjë lloj gjëje. As paketa mbështetëse për shtresat vulnerabël, as paketa mbështetëse për bizneset që janë në nevojë.

Si mund të ulej çmimi?

Atëherë, të marrim komponentët e çmimit. Qeveria ka në dorë taksimin. Po. Sot, qeveria merr 120 lekë taksë mbi çmimin e karburantit. Bukur, 400 lekë të vjetra i merr akcizë. Po. Merr 27 lekë taksë qarkullimi. Po. Merr 3 lekë taksë karboni. Përveç këtyre, taksë mbi taksë, fut edhe 20%-shin e TVSH-së, domethënë taksë taksës, 20%-shi i 220-ës, a kupton? Dhe kjo shkon afërsisht 120. Po këto janë taksat që ne i dimë. Se ka dhe një tufë taksime dhe tarifa të tjera, kryesisht edhe vendore, që janë padukshme, që i paguajnë sidomos ato pikat e karburantit që janë të të pallogaritshme.

Jepen 20 milionë lekë të vjetra për çertifikimin vjetor të pikës së karburantit, jo taksa e pastrimit, gjelbërimit e kështu me radhë. Shko mbi mbi 60%. Çfarë kemi propozuar ne? 

Neve qeverisë, pikërisht kjo, i themi, se ka qenë 5 lekë, po të ishim ne në qeverisje, do bënim këtë që i propozojmë qeverisë sot. Jo t’i ulim taksat në mënyrë marramendëse se taksa do ketë. Por të ulim rritjen që është bërë këto vite. Dhe dy elementë janë rritur këto vite. Është rritur taksa e qarkullimit me 240 lekë të vjetra. Është rritur dhe akciza me 40 lekë të vjetra. Shumë mirë. 280 lekëshin, t’i kërkojmë qeverisë shqiptare ta uli automatikisht. Dhe kjo do të dalë siç ishte.

Po. Për më tepër, a do sakrifikosh diçka ti mor zotërinj, nga ato 800 milionë euro shpenzime tuaja operative, të cilat ti i ke kryesisht shpenzime luksi, për hotele, për udhëtime, për ato salla, për ato aktivitete luksoze. Po nuk preken fare. Jemi në krizë, por buxheti nuk rishikohet. A ka mundësi të rishikosh ato pagesat e kontratave koncesionare që na ke lënë mbrapa, ku 13 milionë euro ti i paguan në vitin aktual vetëm për inceneratorë që nuk ekzistojnë? A ka mundësi, nuk preken ato. A ka mundësi të bëjmë transparente njëherë të paktën tashmë që ka dalë dhe dosja Balluku, ku sheshit, është parë se si bëhet abuzimi, të bëjmë një sistem prokurimi publik transparent, ku sipas raportit të Bankës Botërore para dy viteve, po të ketë garë, garë në prokurime publike, kursen të paktën 350-400 milionë euro të tjera.

Pra, ky shteti shqiptar, atë buxhetin prej 9.1 miliardë eurosh, a ka mundësi të gjejë 5% të kësaj vlere? 450-500 milionë euro. Dhe t’ia dedikojmë ekonomisë shqiptare, shtresave vulnerabël, bizneseve që janë në nevojë, bizneseve prodhuese, fermerit shqiptar, dhe t’i dedikojmë për të minimizuar efektet e krizës.

Etiketa: dorian telitikarburantekonsumatornafteqeveriaRritja e cmimeve

Lajme të lidhura

AKTUALITET

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

22:00 : 03/06/2026
AKTUALITET

Morali i munguar i politikës

20:40 : 03/06/2026
AKTUALITET

Dy orë protestë, ndizet bulevardi: Pa ikur Rama nuk largohemi!

20:28 : 03/06/2026
AKTUALITET

Bulevardi i bllokuar, protesta zhvendoset në sheshin Skënderbej: Rama jep dorëheqjen!

18:38 : 03/06/2026
AKTUALITET

Ç’po ndodh në bulevard/ Rama ndalon marshimin e protestuesve? Gardh te Kryeministria

18:24 : 03/06/2026
AKTUALITET

Integrimi/ Vokshi akuza qeverisë: Po censurohet opozita dhe publiku

11:51 : 03/06/2026
Para

Kreu i Policisë, Skënder Hita, takim me zyrtarët e Europol: Forcohet aleanca për goditjen e grupeve kriminale

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom