Sipas informacioneve të para, forcat ajrore izraelite kanë ndërmarrë një sulm ndaj strehës së liderit të Hezbollahut, Naim Qassem.
Megjithatë, burime paraprake bëjnë me dije se në momentin e sulmit, ai nuk ndodhej në vendin e shënjestruar.
Ky zhvillim vjen në vijim të përshkallëzimit të përplasjeve mes Izraelit dhe Libanit, një konflikt që nuk përfshihet në armëpushimin e shpallur mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, siç kishte deklaruar më herët edhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.














