• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Meta: Heqja e subvencionit të naftës, goditje e rëndë! Politikat e Ramës po falimentojnë bujqësinë

12:23 : 07/04/2026
në AKTUALITET, POLITIKE

Ilir Meta ka reaguar nga qelia për situatën në të cilën ndodhet sektori i bujqësisë, ndërsa blegtorët janë ngritur në protestë ditën e sotme duke kërkuar politika më të qëndrueshme.

Në një reagim në Facebook, Meta theksoi se skemat kombëtare të subvencionit janë të pamjaftueshme dhe se heqja e subvencionit të naftës në një kohë kur çmimi i saj është në maksimum është një goditje shumë e rëndë për serat, duke rritur kostot e prodhimit dhe duke e bërë të pamundur konkurrencën.

“Është e papranueshme që skemat kombëtare të subvencionit në Shqipëri të mbeten kaq të pamjaftueshme, duke vendosur pragje absurde mbi 3 hektarë si kusht për financim. Ky kriter përjashton shumicën e fermerëve të vegjël, kur në fakt kriteri i vetëm duhet të ishte identifikimi dhe regjistrimi i parcelave, pa diskriminim sipas madhësisë. “, shtoi ai.

Duke përmendur vendet e rajonit, Meta thotë se bujqësia shqiptare ka mbetur pas, ndërsa shton se politikat e qeverisë po e varfërojnë qëllimisht fermerin si dhe po e falimentojnë këtë sektor jetik me pasoja shkatërrimtare.

Lexo edhe:

Berisha flet pas takimit me Metën: Burgosja, farsë e montuar me porosi të Ramës

Ilir Meta lë sërish qelinë, pret ngushëllime për ndarjen nga jeta të babait! Takohet me Sali Berishën

Meta përmend edhe bllokimin e fondeve IPARD, i cili thotë se qeveria duhet të kishte rritur me trefish buxhetin për këtë sektor pas ndalimit të mbështetjes nga BE.

“Në kushtet kur fondet IPARD janë ndërprerë për të tretin vit radhazi, buxheti i bujqësisë në Shqipëri nuk mund të mbetet në nivelet aktuale. Vetëm për të ndaluar degradimin e sektorit, ai duhet të ishte të paktën trefish më i lartë. Ndryshe, me vetëdije Shqipëria do të mbetet shumë prapa fqinjëve të saj, duke varfëruar qëllimisht fermerin dhe duke e falimentuar këtë sektor jetik, me pasoja shkatërrimtare për prodhimin vendas. Vetëm duke mbështetur bujqësinë, ndalim shpopullimin!”, shton Meta.

Reagimi i plote:

Pragjet përjashtuese dhe diskriminuese të lëmoshave në bujqësi që shkojnë për një pakicë

Është e papranueshme që skemat kombëtare të subvencionit në Shqipëri të mbeten kaq të pamjaftueshme, duke vendosur pragje absurde mbi 3 hektarë si kusht për financim. Ky kriter përjashton shumicën e fermerëve të vegjël, kur në fakt kriteri i vetëm duhet të ishte identifikimi dhe regjistrimi i parcelave, pa diskriminim sipas madhësisë.

Po aq absurd është kufizimi i mbështetjes për blegtorinë sipas numrit të krerëve. Mbështetja duhet të lidhet vetëm me identifikimin dhe regjistrimin e tufës, jo me kufij numerikë pa kuptim, që nuk marrin parasysh madhësinë mesatare të fermës shqiptare.

Heqja e subvencionit të naftës në një kohë kur çmimi i saj është në maksimum historik është një goditje shumë e rëndë për serat, duke rritur kostot e prodhimit dhe duke e bërë të pamundur konkurrencën. Ndërkohë, plastmasi për serat ka pësuar një rritje çmimi prej rreth 60% vetëm këtë muaj, prandaj subvencioni duhet të dyfishohet urgjentisht për të mos lejuar shkatërrimin e prodhimit intensiv.

Edhe më dramatike është situata me plehrat kimike azotike, të cilat në Shqipëri shiten 30% më shtrenjtë se në Greqi dhe Itali, duke goditur rëndë prodhimin vendas dhe duke e nxjerrë jashtë tregut. Për to nuk ka asnjë subvencion, duke e lënë fermerin shqiptar të pambrojtur përballë konkurrencës së huaj.

Në Greqi, subvencionet për blegtorinë dhe tokën janë të lidhura vetëm me regjistrimin në sistemin CAP. Nuk ka pragje absurde mbi sipërfaqe; çdo hektar i regjistruar merr mbështetje. Për më tepër, plehrat kimike dhe inputet bujqësore kanë TVSH të reduktuar (13%).

Në Maqedoninë e Veriut, subvencionet jepen për çdo parcelë të regjistruar dhe për çdo tufë të identifikuar. TVSH për produktet bujqësore bazë është vetëm 5%, duke ulur ndjeshëm kostot e prodhimit.

Në Kosovë, skemat e pagesave direkte mbështesin çdo fermë të regjistruar, pa pragje diskriminuese. TVSH për ushqimet bazë është 8%, duke e bërë prodhimin më të përballueshëm.

Në kushtet kur fondet IPARD janë ndërprerë për të tretin vit radhazi, buxheti i bujqësisë në Shqipëri nuk mund të mbetet në nivelet aktuale.

Vetëm për të ndaluar degradimin e sektorit, ai duhet të ishte të paktën trefish më i lartë. Ndryshe, me vetëdije Shqipëria do të mbetet shumë prapa fqinjëve të saj, duke varfëruar qëllimisht fermerin dhe duke e falimentuar këtë sektor jetik, me pasoja shkatërrimtare për prodhimin vendas.

Vetëm duke mbështetur bujqësinë, ndalim shpopullimin!

Etiketa: blegtoriBujqesiIlir Meta

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha flet pas takimit me Metën: Burgosja, farsë e montuar me porosi të Ramës

12:12 : 03/06/2026
AKTUALITET

Ilir Meta lë sërish qelinë, pret ngushëllime për ndarjen nga jeta të babait! Takohet me Sali Berishën

11:03 : 03/06/2026
AKTUALITET

Ceremonia mortore e babait të Ilir Metës, Monika Kryemadhi merr pjesë në varrim

12:42 : 02/06/2026
AKTUALITET

Ilir Meta del nga qelia, mbërrin në ceremoninë mortore të babait /VIDEO

11:35 : 02/06/2026
AKTUALITET

Ndarja nga jeta e babait të tij, Ilir Meta reagon nga qelia

13:28 : 01/06/2026
AKTUALITET

Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK, njofton gazetarët: Vdiq babai i Ilirit, e morët vesh?

12:57 : 01/06/2026
Para

Aksident në Itali/ Vdes 62-vjeçarja shqiptare, tre të plagosur, mes tyre një fëmijë

TË GJITHA

Efektivi i vrarë, Enea Mekolli

Ngjarja e rëndë në Maliq, ja kush është efektivi që u vra në krye të detyrës

09:02 : 04/06/2026

EMRAT/ Një efektiv u vra dhe një tjetër u plagos, detaje nga operacioni ku pati shkëmbim me armë zjarri!

08:50 : 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

08:43 : 04/06/2026

Tragjedia në Lezhë/ Dalin fotot e dy të rinjve që u mbytën në det

08:38 : 04/06/2026

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026

E rëndë në Maliq/ Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një polic, plagoset një tjetër

08:18 : 04/06/2026

Këmbimi valutor 4 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom