CIA nisi një “fushatë mashtrimi” brenda Iranit përpara se Pentagoni të ndërmerrte një operacion shpëtimi për një pilot amerikan që ishte zhdukur, raporton BBC.
Sipas burimeve, agjentët e CIA-s përhapën informacion se forcat amerikane e kishin gjetur tashmë kolonelin e zhdukur dhe po e lëviznin për evakuim.
Kjo krijoi konfuzion tek forcat iraniane, ndërkohë që CIA përdori kapacitetet e saj të veçanta për të lokalizuar ushtarakun amerikan, i cili ishte fshehur në një çarje mali dhe i padukshëm pa teknologjinë e agjencisë.
Pasi u përcaktua vendndodhja, CIA e ndau menjëherë informacionin me Pentagonin dhe Shtëpinë e Bardhë. Presidenti Donald Trump urdhëroi menjëherë një mision shpëtimi, i cili u ekzekutua nga forcat elitare amerikane, me mbështetjen e inteligjencës në kohë reale nga CIA.














