Pasi kryetari i Grupit Parlamentar i PS-së, Taulant Balla mori sërish fjalën në Kuvend, deputetët e PD-së nisën të godisnin tavolinat duke kërkuar edhe përjashtimin e tij nga seanca.
Teksa fliste nga vendi i tij Taulant Balla, demokratët i janë afruar, ndërsa kanë lëshuar akuza ndaj tij.
Noka i drejtohet Ballës: O Toyota Yaris, ushtar i Suel Çelës.
Balla: Deputetja e PD që mori kartat do të përballet me masa. Kemi depozituar kërkesën.
“Nxirreni jashtë”, theksuan deputetët e PD më tej teksa Balla po fliste për kërkesën e tij për 1 minutë heshtje në kujtim të 4 dëshmorëve të masakrës së 2 prillit 1991 në Shkodër.













