• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Trump-it “nuk i del e keqja” me aleatët e NATO-s: Nuk kemi pse i mbrojmë më

14:25 : 28/03/2026
në AKTUALITET, BOTA

Presidenti Donald Trump përsëriti zhgënjimin e tij ndaj aleatëve të NATO-s për refuzimin e tyre për të dërguar trupa ushtarake për të ndihmuar në sigurimin e ngushticës së Hormuzit dhe tha se Uashingtoni mund të mos i ndihmojë ata në të ardhmen nëse i kërkohet një gjë e tillë.

“Ne shpenzojmë qindra miliarda dollarë në vit për NATO-n, qindra miliarda për t’i mbrojtur ata, dhe gjithmonë do të kishim qenë aty për ta, por tani, bazuar në veprimet e tyre, ndoshta nuk kemi pse të jemi, apo jo? Kjo tingëllon si një lajm i fundit, apo jo? A është lajm i fundit? Mendoj se sapo kemi një lajm të fundit. Por kjo është e vërteta, e kam thënë gjithmonë: ‘Pse duhet të jemi aty për ta nëse ata nuk janë aty për ne?’ Ata nuk ishin aty për ne.”

Që nga fillimi i ofensivës SHBA-Izrael kundër Iranit një muaj më parë, Trump ka shprehur vazhdimisht pakënaqësi për mungesën e mbështetjes nga aleatët perëndimorë dhe hezitimin e tyre për të angazhuar forca për të ndihmuar në rihapjen e ngushticës së Hormuzit, një rrugë detare kyçe për eksportet e naftës dhe gazit nga Gjiri, e cila është e rrezikuar nga sulmet iraniane. Qarkullimi në këtë rrugë të ngushtë detare është ngadalësuar pothuajse plotësisht, duke çuar në rritje të çmimeve globale të energjisë. Trump kishte nje mesazh edhe pwr Iranin.

“Po negociojmë tani. Do të ishte shumë mirë nëse arrijmë diçka, por ata duhet ta hapin. Duhet të hapin ngushticën e Trump… dua të them, të Hormuzit. Më falni shumë. Një gabim i tmerrshëm. Mediat do të thonë ‘e tha gabimisht’. Tek unë nuk ka gabime, jo shumë. Po të kishte, do të ishte një histori e madhe.”

Lexo edhe:

Zvërneci/ Rama përplaset me gazetaren e CNN: Nuk ka protesta në të gjithë Shqipërinë, lajme të rreme

Protestat për Zvërnecin, reagon kompania investuese: Zotohemi që do respektojmë proceset publike

Pas batutave, Trump ju kthyer gjuhës së ashpër: “Udhëheqësit e tyre janë të vdekur. Lideri i tyre suprem nuk është më suprem. Ai është i vdekur. Djali i tij është ose i vdekur ose në gjendje shumë të rëndë, sepse askush nuk ka dëgjuar për të. Mendoj se ai thotë ‘më mbani jashtë kësaj’. Ky është i vetmi vend ku askush nuk do të udhëheqë. Nuk ka askënd… Kush do të donte të udhëhiqte Iranin? Ju lutem ngrini dorën. Një audiencë e madhe. Kush do të donte të ishte lider? Heshtje totale, askush nuk do. Për 47 vite, Irani është njohur si ngacmuesi i Lindjes së Mesme. Por nuk është më. Ata janë në arrati. Dhe Kuba është e radhës, meqë ra fjala. Por bëni sikur nuk e thashë këtë, ju lutem bëni sikur nuk e thashë. Ju lutem, media, injorojeni këtë deklaratë. Faleminderit shumë. Kuba është e radhës.”

Etiketa: donald trumpnato

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zvërneci/ Rama përplaset me gazetaren e CNN: Nuk ka protesta në të gjithë Shqipërinë, lajme të rreme

21:18 : 03/06/2026
AKTUALITET

Protestat për Zvërnecin, reagon kompania investuese: Zotohemi që do respektojmë proceset publike

22:14 : 02/06/2026
AKTUALITET

Mediat e huaja jehonë protestave në Shqipëri kundër “resortit luksoz të Kushner”

21:19 : 02/06/2026
Lajmet e Dites

Trump: Marrëveshja me Iranin pritet të arrihet gjatë javës së ardhshme

13:03 : 02/06/2026
BOTA

Trump i mohon raportimet se bisedimet me Iranin janë ndërprerë

22:29 : 01/06/2026
BOTA

Bisedën telefonike mes presidentit sirian Al-Sharaa dhe Trump, çfarë diskutuan dy liderët

15:17 : 01/06/2026
Para

Mbledhja e Grupit të PS/ Spiropali dhe Braçe ulen në fund të sallës. Çfarë nuk u pa nga takimi

TË GJITHA

Dy milionë euro për linjat ajrore: Si do të shpërndahet ndihma e Qeverisë?

20:17 : 04/06/2026
Foto e gjeneruar me ChatGPT

Flamingot bëjnë ‘valixhet’ gati, Rama dorëzohet përballë 4 mld eurosh të investimit në Zvërnec

20:11 : 04/06/2026

Zvërneci/ Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit, brohorasin “Rama ik”

20:00 : 04/06/2026

Protestuesi thirrje qytetarëve: Jo provokimeve, mos u bëni mish për top

19:58 : 04/06/2026

Incident në Aeroportin e Frankfurtit, dëmtohet një “Boeing 787”, 10 të plagosur

19:43 : 04/06/2026

Protestuesit paraqesin 5 kërkesa të panegociueshme për Ramën

19:42 : 04/06/2026

“S’të skuqet as fytyra kur gënjen”, Zhupa debat me Ballën

19:32 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelerromabetjojobetpadişahbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom