• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kur masa e sigurimit zëvendëson gjykimin: mbi funksionin real të masë së sigurimit “arrest në burg”

11:20 : 25/03/2026
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRONIKE, POLITIKE

Nga Av. Florian Bonjaku

Në diskursin juridik dhe publik shqiptar të kohëve të fundit, masa e sigurimit “arrest në burg” është vendosur në qendër të një debati intensiv, i cili, në pjesën më të madhe, është fokusuar mbi dimensionin e saj si kufizim i rëndë i lirisë personale dhe, për rrjedhojë, si potencial shkeljeje e të drejtave themelore të njeriut.

Ky këndvështrim është i drejtë, por njëkohësisht i pamjaftueshëm. Ai ndalet në pasojën më të dukshme të masës – privimin e lirisë – pa depërtuar në efektin më të thellë dhe më të rrezikshëm që kjo masë prodhon në vetë strukturën e procesit penal.

Problemi i vërtetë nuk qëndron thjesht në faktin se masa e sigurisë “arrest në burg” mund të jetë e tepruar apo joproporcionale; problemi qëndron në transformimin e tij gradual nga një mjet procedural i jashtëzakonshëm në një instrument funksional që ndikon drejtpërdrejt në rezultatin e procesit penal.

Lexo edhe:

Vrasja e të fortit të Elbasanit, flet anëtari i familjes rivale: Një plumb më goditi në krah

Standardet e dyfishta në drejtësi/ Bushati: Është e politizuar, punon për pushtetin e Ramës

Në këtë kuptim, masa e sigurimit nuk mbetet më një mekanizëm garantues i zhvillimit të drejtë të procedimit, por shndërrohet në një faktor që e deformon atë në thelb.

Në një sistem të së drejtës, masa e sigurimit ka funksion të qartë dhe të kufizuar: të garantojë zhvillimin e rregullt të procedimit penal, pa paragjykuar rezultatin e tij.

Ky funksion buron nga vetë logjika kushtetuese e shtetit të së drejtës, ku, sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, (neni 4),  “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit”.

Ky formulim përjashton çdo përdorim të mjeteve procedurale si instrument presioni ndaj individit. Në momentin që një masë sigurimi fillon të prodhojë efekte që shkojnë përtej garantimit të procedimit dhe ndikojnë në zgjedhjet proceduriale të të pandehurit, ajo del jashtë funksionit të saj legjitim.

Pikërisht këtu fillon deformimi. Masae sigurimit “Arrest në burg”, për shkak të natyrës së saj, krijon një presion të vazhdueshëm mbi të pandehurin, i cili nuk është thjesht psikologjik, por strukturor.

Privimi i lirisë për periudha të gjata, shpesh në kushte pasigurie mbi kohëzgjatjen dhe rezultatin e procesit, e vendos individin në një pozitë të tillë, ku zgjedhjet e tij proceduriale nuk janë më rezultat i një vlerësimi të lirë të provave, por i një llogaritjeje për të minimizuar dëmin personal.

Ky mekanizëm është identifikuar edhe në jurisprudencën e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, e cila ka theksuar në mënyrë të përsëritur se paraburgimi nuk mund të përdoret si mjet indirekt ndëshkimi apo presioni.

Në çështjen “Letellier kundër Francës”, Gjykata ka sqaruar se vazhdimi i paraburgimit duhet të justifikohet mbi baza konkrete dhe relevante, dhe nuk mund të mbështetet në arsyetime abstrakte apo në nevojën për të “parandaluar” reagime shoqërore. Po kështu, në çështjen “Ilijkov kundër Bullgarisë”, Gjykata ka theksuar se përdorimi i gjerë dhe automatik i paraburgimit cenon vetë parimin e prezumimit të pafajësisë.

Megjithatë, problematika që shfaqet në praktikën shqiptare shkon përtej këtyre kufijve. Nuk kemi të bëjmë vetëm me mungesë proporcionaliteti apo me arsyetime të pamjaftueshme për vendosjen e masës; kemi të bëjmë me një fenomen ku arresti në burg fillon të funksionojë si një mekanizëm që orienton rezultatin e procedimit penal. Në këtë kuptim, paraburgimi nuk është më një mjet neutral, por një faktor aktiv në prodhimin e vendimit përfundimtar të një procesi penal.

Një nga manifestimet më të dukshme të këtij fenomeni është lidhja e drejtpërdrejtë midis kohëzgjatjes së paraburgimit dhe rezultatit të gjykimit.

Në një numër të konsiderueshëm rastesh, dënimi përfundimtar i dhënë nga gjykata rezulton të jetë i barabartë ose shumë pranë kohës së kaluar në paraburgim. Ky fakt nuk është thjesht një rastësi statistikore; ai tregon se masa e sigurimit ka filluar të përmbushë funksionin e dënimit, duke e paraprirë dhe, në njëfarë mënyre, duke e zëvendësuar gjykimin.

Në këtë kontekst, i pandehuri vihet përballë një dileme që nuk është juridike, por ekzistenciale: të vazhdojë një proces të gjatë dhe të pasigurt në gjendje paraburgimi, apo të pranojë një zgjidhje të menjëhershme përmes gjykimit të shkurtuar, duke marrë një dënim që, në praktikë, përkon me kohën e kaluar në burg.

Kjo situatë krijon një formë të heshtur presioni, e cila e shtyn individin të pranojë një dënim jo mbi bazën e provave, por mbi bazën e interesit për të përfunduar sa më shpejt gjendjen e tij në kufizim lirie.

Një mekanizëm i tillë është thelbësisht i papajtueshëm me parimin e prezumimit të pafajësisë, sipas të cilit çdo person konsiderohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të provohet me vendim gjyqësor të formës së prerë. Kur paraburgimi përdoret në mënyrë të tillë që e shtyn individin drejt pranimit të një dënimi, ky parim zbrazet nga përmbajtja dhe reduktohet në një formulë deklarative.

Më tej, analiza e praktikës gjyqësore sugjeron një fenomen edhe më shqetësues: ekzistencën e një lidhjeje midis llojit të masës së sigurimit dhe rezultatit të gjykimit. Probabiliteti i vendimeve te pafajësisë shqiptuar nga Gjykatat duket të jetë dukshëm më i lartë për individët që janë hetuar në gjendje të lirë ose me masa më të lehta sigurimi, ndërsa për ata që janë mbajtur në arrest në burg, ky probabilitet është ndjeshëm më i ulët.

Një diferencë e tillë nuk mund të shpjegohet vetëm me forcën e provave; ajo sugjeron se vetë masa e sigurimit prodhon një efekt paragjykues, duke ndikuar në mënyrën se si perceptohet çështja nga organet e drejtësisë.

Në këtë mënyrë, arresti në burg fillon të funksionojë si një faktor që parapërcakton rezultatin e procesit penal. Ai krijon një situatë ku gjykimi nuk është më një proces i hapur kërkimi të së vërtetës, por një fazë formalizimi e një rezultati që është, në një masë të caktuar, i ndikuar nga dinamika e mëparshme procedurale.

Në këtë sfond, kritika ndaj arrestit në burg nuk mund të kufizohet vetëm në në argumentin e proporcionalitetit apo në mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Problemi është më i thellë: kemi të bëjmë me një devijim nga vetë funksioni i procesit penal.

Kur një masë sigurimi përdoret në mënyrë të tillë që ndikon në zgjedhjet procedurale të të pandehurit dhe në rezultatin e gjykimit, procesi penal humbet karakterin e tij si mekanizëm i verifikimit të së vërtetës dhe shndërrohet në një instrument menaxhimi të rezultateve.

Në këtë kuptim, debati mbi arrestin në burg duhet të zhvendoset nga niveli i të drejtave individuale në nivelin e funksionimit të drejtësisë si sistem. Sepse drejtësia nuk dështon vetëm kur shkelen të drejtat e individit; ajo dështon në mënyrë më të rrezikshme kur mjetet e saj përdoren për të orientuar rezultatin e procesit.

Nëse masa e sigurimit “arrest në burg” vazhdon të përdoret si praktikë e zakonshme dhe jo si masë përjashtimore, atëherë problemi nuk është më ai i proporcionalitetit, por i vetë legjitimitetit të procesit penal. Një sistem në të cilin masa e sigurimit ndikon në rezultatin e gjykimit nuk është më një sistem drejtësie, por një mekanizëm që prodhon vendime të orientuara nga dinamika procedurale dhe jo nga provat.

Në këtë kuptim, nuk mjafton vetëm të kërkohet kufizimi i përdorimit të masës së sigurimit “arrest në burg”, por duhet me force të kërkohet rikthimi i kësaj mase në funksionin që i takon: një mjet i jashtëzakonshëm për të garantuar procedimin, dhe jo një instrument për ta deformuar atë. Sepse në momentin që paraburgimi fillon të zëvendësojë gjykimin, drejtësia nuk është më e vonuar apo e paplotë — ajo është e zëvendësuar.

Dhe kur drejtësia zëvendësohet nga praktika, atëherë problemi nuk është më se sistemi nuk funksionon; problemi është se ai funksionon pikërisht në mënyrën e gabuar.

Etiketa: arrest në burgDrejtesiflorian bonjakumasa e sigurimit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrasja e të fortit të Elbasanit, flet anëtari i familjes rivale: Një plumb më goditi në krah

21:24 : 20/05/2026
AKTUALITET

Standardet e dyfishta në drejtësi/ Bushati: Është e politizuar, punon për pushtetin e Ramës

22:44 : 11/05/2026
AKTUALITET

Shallkuqi dhe “dashnori” i drejtësisë!

21:33 : 07/05/2026
RAJONI

PDK: Shtyrjet e gjykimit për krerët e UÇK tregojnë politizim të procesit

17:39 : 06/05/2026
AKTUALITET

Meta: Më 27 Prill, drejtësia e kapur për llogari të Sorosit, do dërrmohet!

13:43 : 10/04/2026
AKTUALITET

10 arsye, përse anëtarët e KPA nuk mund të bëhen gjyqtarë Apeli

11:34 : 01/04/2026
Para

Në kërkim ndërkombëtar për vjedhje e grup kriminal, arrestohen 3 persona në pikën kufitare të Morinës

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom