Një 33-vjeçar është proceduar penalisht në Vlorë, pasi hodhi mbetje inerte në hapësirë publike, duke ndotur mjedisin dhe duke penguar lëvizjen e lirë të këmbësorëve.
Sipas Policisë, u procedua shtetasi me inicialet A. A., banues në Vlorë, i cili kishte kryer punime rikonstruktimi në banesën e tij dhe më pas kishte hedhur mbetjet inerte në trotuar, duke krijuar rrezik për sigurinë dhe qarkullimin e qytetarëve.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprën penale “Menaxhimi i mbetjeve”.
Ndërkohë, po ashtu 33-vjeçari është gjobitur me 20 mijë lekë, në bazë të legjislacionit për mbrojtjen e mjedisit urban.














