• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Goditja e centralit bërthamor, Irani nis sulme hakmarrëse në gjithë Lindjen e Mesme

15:48 : 18/03/2026
në RAJONI

Një breshëri raketash iraniane i ka vrarë dy njerëz në Izrael, pasi Teherani u zotua për hakmarrje pas vrasjes së shefit të sigurisë, Ali Larijani, dhe raportimeve se i vetmi central energjetik bërthamor i Iranit ishte goditur nga një predhë e paidentifikuar.

Autoritetet iraniane konfirmuan më 17 mars se Larijani, shefi i fuqishëm i sigurisë së vendit, është vrarë. Ai është zyrtari me profilin më të lartë që vritet që nga vrasja e udhëheqësit suprem Ajatollah Ali Khamenei në ditën e parë të sulmeve ajrore të SHBA-së dhe Izraelit më 28 shkurt.

Teherani më pas lëshoi disa raketa drejt Izraelit gjatë natës, duke vrarë dy njerëz pranë Tel Avivit, duke thënë se sulmet u kryen për ta “nderuar” vdekjen e Larijanit.

Sulmi në një lagje pranë zonave me popullsi të dendur të Tel Avivit, ku ndodhen gjithashtu instalime të rëndësishme ushtarake, e çoi numrin e të vdekurve në luftën në Izrael në të paktën 14.

Në një deklaratë të lexuar nga Trupat e Gardës Revolucionare Islamike në televizionin shtetëror thuhej se këto sulme u përdorën raketa Khoramshahr-4 dhe Qadr, të cilat bartin disa koka luftarake.

Lexo edhe:

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

Izraeli e ka akuzuar Iranin për përdorim të përsëritur të municioneve thërrmuese, të cilat ndahen në disa bomba më të vogla gjatë fluturimit dhe përhapen në një zonë të gjerë, duke i bërë të vështira për t’u ndaluar.

Mediat iraniane më 18 mars raportuan për sulme në provincën Lorestan dhe në qytetin Hamedan, të dyja në perëndim të Iranit, si dhe në provincën jugore Fars.

Izraeli gjithashtu i rriti sulmet ndaj caqeve që, sipas tij, janë të lidhura me Hezbollahun e mbështetur nga Irani – të cilin Shtetet e Bashkuara e kanë cilësuar si organizatë terroriste – në Liban.

U raportua për disa të vdekur në këto sulme, të cilat po rrisin shqetësimet për zgjerimin e konfliktit në të gjithë Lindjen e Mesme.

Ndërkohë, Rosatom, operatori rus i centralit bërthamor Bushehr në Iranin perëndimor, tha se një predhë goditi një zonë pranë objektit më 17 mars, megjithëse nuk u raportuan dëme, të lënduar apo rrjedhje rrezatimi.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike bëri thirrje për “përmbajtje maksimale”.

“Drejtori i Përgjithshëm i IAEA-së, Rafael Grossi, përsërit thirrjen për përmbajtje maksimale gjatë konfliktit për të parandaluar rrezikun e një aksidenti bërthamor”, tha mbikëqyrësi bërthamor në një postim në X.

Bushehri është i vetmi central bërthamor i Iranit. I vendosur në bregdetin verior të Gjirit Persik, ai furnizohet me uranium të prodhuar në Rusi, jo në Iran, dhe monitorohet nga IAEA.

Disa shpërthime u dëgjuan gjithashtu në Jerusalem më 18 mars, pasi ushtria izraelite njoftoi se kishte zbuluar një valë të re raketash të lëshuara nga Irani.

Larijani u vra së bashku me djalin e tij Morteza, zëvendësin e tij Alireza Bayat dhe disa truproja, tha sekretariati i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit në një deklaratë më 17 mars.

Spitali më i madh i Izraelit zhvendoset nën tokë mes luftës me Iranin

Larijani ishte sekretar i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare.

Në anën tjetër, Trupat e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) konfirmuan vdekjen e Gholamreza Soleimani, komandant i forcës paraushtarake Basij të Iranit, duke dhënë pak hollësi. Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kishin thënë se Soleimani dhe Larijani ishin vrarë në të njëjtën seri sulmesh më 16 mars.

Më 18 mars, ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, tha se ushtria e vendit vrau gjithashtu ministrin iranian të Inteligjencës, Esmail Khatib. Derisa nuk ka pasur konfirmim nga Irani për vdekjen e Khatibit, IDF-ja tha se ai u “eliminua” në një sulm në Teheran.

Ofensiva SHBA-Izrael ndaj Iranit, tashmë në javën e tretë, nuk po tregon shenja zbutjeje, dhe sirenat e sulmeve ajrore u dëgjuan në disa vende në të gjithë Lindjen e Mesme më 18 mars.

Disa shpërthime të forta u dëgjuan në Dubai më 18 mars, ndërsa zyrtarët e Emirateve njoftuan se sistemet e mbrojtjes ajrore po luftonin kërcënimin nga raketat dhe dronët e lëshuar nga Irani.

Emiratet e Bashkuara Arabe thanë se sistemet e tyre të mbrojtjes ajrore kishin interceptuar 13 raketa balistike dhe 27 dronë të lëshuar nga Irani më 18 mars.

Sipas zyrtarëve, më shumë se 2.000 dronë dhe raketa janë lëshuar drejt vendit nga Irani që nga fillimi i luftës.

Ushtria amerikane njoftoi se kishte sulmuar pozicionet raketore iraniane pranë Ngushticës strategjike të Hormuzit duke përdorur të ashtuquajturat bomba depërtuese të bunkerëve.

A po e minon Irani Ngushticën e Hormuzit?

Komanda Qendrore e SHBA-së tha në një deklaratë në platformën X më 17 mars se forcat amerikane kishin përdorur me sukses “disa bomba depërtuese” kundër vendeve të fortifikuara raketore iraniane në bregdet pranë Ngushticës së Hormuzit.

Ajo shtoi se “raketat lundruese kundër anijeve të vendosura në këto lokacione përbënin kërcënim për transportin ndërkombëtar në këtë rrugë strategjike”.

Pavarësisht sulmeve të vazhdueshme që po tronditin rajonin, presidenti amerikan Donald Trump, duke folur nga Shtëpia e Bardhë më 17 mars, këmbënguli se lufta nuk do të zgjasë shumë.

Duke folur për operacionin ushtarak të administratës së tij kundër Iranit, ai tha: “Na duhej të bënim një mision të shkurtër për t’u përballur me armët bërthamore që ishin në duart e disa njerëzve të çmendur; por përveç kësaj, [lufta] do të përfundojë brenda një ose dy javësh dhe nuk do të zgjasë shumë”.

Trump nuk dha afat kohor, duke shtuar se “gjithçka po lëviz shumë shpejt” dhe se “jemi shumë përpara afatit”.

Ai gjithashtu tha se Shtetet e Bashkuara ishin njoftuar nga shumica e aleatëve të saj në NATO se nuk dëshirojnë të përfshihen në operacionin e saj ushtarak në Iran.

Trump kishte bërë thirrje për ndihmë për sigurimin e transportit përmes Ngushticës së Hormuzit, të cilën Teherani e ka mbyllur duke i sulmuar anijet dhe duke bërë kërcënime ndaj të tjerave.

Disa vende kishin thënë se do ta shqyrtonin një lëvizje të tillë, por shumë të tjera nuk pranuan të përfshihen.

Një zyrtar i lartë i Emirateve të Bashkuara Arabe tha se vendi po shqyrton mundësinë e bashkimit me nismën detare amerikane.

Anwar Gargash, këshilltar diplomatik i presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, tha se negociatat po vazhdojnë në këtë drejtim, por një vendim përfundimtar ende nuk është marrë, dhe theksoi se sigurimi i tregtisë dhe energjisë është përgjegjësi e përbashkët e vendeve të mëdha.

Shënjestrimi nga Irani i vendeve prodhuese të naftës dhe gazit në Gjirin Persik ka ndikuar ndjeshëm në rritjen e çmimeve të energjisë në shumë vende. /REL

Etiketa: IranlufteSHBAsulme

Lajme të lidhura

BOTA

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026
BOTA

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026
BOTA

SHBA i kërkon Evropës dhe Kanadasë të forcojnë forcat ajrore dhe detare të NATO-s

17:48 : 03/06/2026
AKTUALITET

Regjistrimet e makinave bien edhe në maj, lufta frenon importet nga Koreja e Jugut dhe Kina

10:29 : 03/06/2026
BOTA

SHBA sanksionon bursën më të madhe të kriptovalutave në Iran, e lidhur me Gardën Revolucionare

10:24 : 03/06/2026
BOTA

SHBA planifikon rritjen e avionëve me bomba bërthamore në Evropë

16:43 : 02/06/2026
Para

“Diella” dhe AKSHI lënë në baltë bizneset! Ekonomistët: Shërbimet e e-Albania, një makth

TË GJITHA

E rëndë në Maliq/ Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një polic, plagoset një tjetër

08:18 : 04/06/2026

Këmbimi valutor 4 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 04/06/2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot

07:59 : 04/06/2026

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom