Një vatër zjarri është regjistruar këtë të diel në fshatin Duhanas në Berat, duke përfshirë një pjesë të kodrës me pemë ulliri.
Sipas informacioneve të para, flakët kanë nisur në pjesën e poshtme të kodrës dhe, të ndihmuara nga era, janë përhapur drejt sipërfaqeve të mbjella me ullinj. Zjarri po avancon gjithashtu në drejtim të një zone të gjelbëruar me pisha.
Mvsohet se tymi dhe flakët janë vënë re edhe nga banorët e zonave përreth në qytetin e Beratit, veçanërisht nga lagjja Uznovë.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe efektivë të policisë, të cilët po punojnë për të vënë nën kontroll dhe për të shuar flakët.














