Tirana ka fituar në shtëpi përballë Bylisit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi”, përfundoi 1-0.
Golin e vetëm për Tiranën dhe të vetmin e kësaj sfide e shënoi Serge Tabekou. Ky i fundit e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 66-të, duke i dhënë të tijëve një fitore të rëndësishme, e para për Orges Shehin pas rikthimit.
Kështu, Tirana shkon në kuotën e 24 pikëve dhe ngjitet në vendin e 9-të. Në krahun tjetër me 27 pikë, Bylis mbetet i 7-ti në renditje.














