Prokuroria e Gjirokastrës ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest me burg’ për 67-vjeçarin me iniciale V.S.,, i cili dyshohet se ka kryer marrëdhënie me tre të mitur.
“Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, u caktua masa e sigurisë “Arrest në burg” për personin nën hetim V.S., si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Përfshirja në marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, parashikuar nga neni 100/4 i Kodit Penal.
Më datë 06.03.2026, mbi bazën e kallëzimit penal të viktimës së mitur të veprës penale, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, regjistroi procedimin penal nr.111/2026, për veprën penale “Përfshirja në marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, parashikuar nga neni 100/4 i Kodit Penal.
Në kuadër të këtij procedimi, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Gjyqësore, në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, u ngrit një grup hetimor dhe u bë e mundur zbardhja e rrethanave të ngjarjes, ku në vijim të kryerjes së veprimeve hetimore u identifikuan dhe dy shtetas të mitur të tjerë, në cilësinë e viktimës së veprës penale të parashikuar nga neni 100/4 i Kodit Penal, me autor të dyshuar shtetasin V.S., 67 vjeç.“- thuhet në njoftimin për media.














