Një tjetër breshkë deti është gjetur e ngordhur në ujërat e Orikumit, pranë bregut të detit.
Breshka, e llojit Caretta caretta, është konstatuar nga peshkatarët e zonës, të cilët kanë njoftuar menjëherë administratën e zonave të mbrojtura.
Nuk është përcaktuar nëse bëhet fjalë për shkaqe natyrore apo nëse ngjarja lidhet me aktivitet të paligjshëm gjuetie ose faktorë të tjerë që mund të kenë ndikuar në jetën e kësaj specieje të mbrojtur.














