Një zjarr masiv ka përfshirë një sipërfaqe pyjore pranë fshatit Leshnicë në Pogradec. Flakët e zjarrit po përhapen me lehtësi të favorizuara edhe nga era.
Deri më tani janë përfshirë mbi 2 dynym sipërfaqe e mbjellë me gështenjë.
Banorët e zonës, forcat zjarrfikëse dhe nga emergjencat civile po punojnë për të bërë të mundur fikjen e flakëve. Situata paraqitet kritike.














