Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi pezullimin e masës së sigurisë të Belinda Ballukut. Zyrtarja kishte bërë ankimim në Apel kundër vendimit të GJKKO.
Disa javë më parë Apeli i Posaçëm nuk pranoi shqyrtimin e ankimit, derisa të shprehej Gjykata Kushtetuese. Pasi kjo e fundit la në fuqi pezullimin e vendimit, duke rrëzuar pretendimet e kryeministrit Rama, Apeli i Posaçëm vendosi ta rihapë sërish.
Ndërkohë, Belinda Balluku është shkarkuar nga dy funksionet që mbante në qeveri, atë të zv.kryeministres dhe të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.














