• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

A mund ta godasë Irani Shqipërinë me raketa? Eksperti tregon skenarët

21:53 : 08/03/2026
në AKTUALITET, BOTA

Eksperti i sigurisë Ermal Jauri, ka analizuar mundësinë teorike dhe praktike që një raketë balistike e lëshuar nga Irani të mund të godasë territorin shqiptar.

I ftuar në Euronews, ai ka deklaruar se në aspektin teorik një skenar i tillë mund të imagjinohet për shkak të rrezes së veprimit të raketave balistike iraniane, të cilat mund të arrijnë deri në 2000–2500 kilometra, ndërsa distanca mes Iranit dhe Tiranës është afërsisht rreth 2000 kilometra.

Megjithatë, Jauri theksoi se në praktikë një sulm i tillë është pothuajse i pamundur për shkak të sistemit të mbrojtjes ajrore të NATO-s dhe vendeve aleate në rajon. Sipas tij, një raketë e nisur nga Irani do të duhej të kalonte mbi territorin e Turqisë dhe Greqisë, dy vende anëtare të NATO-s që disponojnë sisteme të avancuara të mbrojtjes raketore si Patriot dhe NASAMS, të cilat janë të afta të interceptojnë çdo raketë që hyn në hapësirën e tyre ajrore.

Eksperti shtoi se edhe në rast se një raketë do të arrinte të depërtonte përmes këtyre sistemeve, mbrojtja kolektive e NATO-s do të reagonte.

“Në aspektin teorik, po, Irani mund ta godasë Shqipërinë. Pse? Sepse një raketë balistike ka rreze veprimi rreth 2000 deri në 2500 kilometra dhe distanca nga Irani në Tiranë është afërsisht 2000 kilometra. Pra, në teori një raketë mund ta përshkojë këtë distancë. Por në praktikë kjo është pothuajse e pamundur. Që një raketë të lëshohet nga Irani drejt Shqipërisë, trajektorja e saj do të zgjaste rreth 20 minuta ose edhe më shumë. Gjatë kësaj kohe ajo duhet të kalojë mbi territorin e dy vendeve anëtare të NATO-s, Turqisë dhe Greqisë. Të dyja këto vende kanë sisteme të avancuara të mbrojtjes raketore, si Patriot dhe NASAMS, të cilat janë sisteme amerikane dhe janë të dizajnuara pikërisht për të interceptuar raketat balistike. Në momentin që një raketë do të hynte në hapësirën ajrore të këtyre vendeve, ajo do të identifikohej dhe do të neutralizohej.

Lexo edhe:

Maran i befason të gjithë, publikohet formacioni zyrtar për ndeshjen në “Air Albania”

AirDNA: Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Për më tepër, Shqipëria është vend anëtar i NATO-s. Edhe pse ne nuk kemi forca ajrore për mbrojtjen e hapësirës sonë ajrore, kjo mbrojtje realizohet në kuadër të NATO-s. Koha e reagimit të NATO-s për mbrojtjen e hapësirës ajrore të Shqipërisë është shumë e shpejtë, rreth 2 deri në 6 minuta. Kjo do të thotë se avionët e NATO-s nga bazat e tyre në rajon mund të ndërhyjnë menjëherë dhe të neutralizojnë çdo raketë që mund të ketë kaluar sistemet e mbrojtjes së Turqisë apo Greqisë. Prandaj, në praktikë është totalisht e pamundur dhe nuk paraqet asnjë rrezik real që Irani të godasë Shqipërinë me raketa. Madje, edhe nga përvoja që kemi parë në sulmet e Iranit ndaj Izraelit, një raketë e vetme nuk mund të depërtojë një sistem të mirë mbrojtjeje ajrore. Për të pasur një probabilitet që një raketë të kalojë, Irani do të duhej të lëshonte dhjetëra raketa njëkohësisht. Edhe në një skenar të tillë, sistemet e mbrojtjes raketore dhe forcat ajrore të NATO-s do të ishin në gjendje të ndërhynin dhe ta neutralizonin kërcënimin shumë përpara se raketa të arrinte në objektivin e saj”, tha ai.

Etiketa: ekspertIranShqiperi

Lajme të lidhura

SPORT

Maran i befason të gjithë, publikohet formacioni zyrtar për ndeshjen në “Air Albania”

18:51 : 03/06/2026
AKTUALITET

AirDNA: Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

15:16 : 03/06/2026
AKTUALITET

Pse korrupsioni vijon të mbijetojë në Shqipëri? CSDG: Goditen zyrtarët, por duhet goditur sistemi

13:59 : 03/06/2026
BOTA

SHBA sanksionon bursën më të madhe të kriptovalutave në Iran, e lidhur me Gardën Revolucionare

10:24 : 03/06/2026
AKTUALITET

Kurthi i Ramës ndaj Amerikës

09:57 : 03/06/2026
AKTUALITET

Shqipëria e humb “kurorën” e rritjes më të lartë të netqëndrimeve turistike në Europë

14:17 : 02/06/2026
Para

Ç'ndodhi në BBV? Mateo i shkruan një letër nënës, shpërthen në lot

TË GJITHA

Tragjedia në Lezhë/ Dalin fotot e dy të rinjve që u mbytën në det

08:38 : 04/06/2026

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026

E rëndë në Maliq/ Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një polic, plagoset një tjetër

08:18 : 04/06/2026

Këmbimi valutor 4 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 04/06/2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot

07:59 : 04/06/2026

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom