Një 32-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se shiste droga të forta në Kuçovë.
Në pranga është vënë shtetasi E.I., i dënuar më parë për veprën penale “Mashtrimi”, kryer më shumë se një herë.
Nga kontrolli në automjetin e tij, u gjetën 34.8 gramë lëndë narkotike kokainë dhe 1 peshore elektronike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materale, bashkë me makinën dhe 2 celularë.














