Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se 48 liderë iranianë janë vrarë gjatë një operacioni të përbashkët të SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit.
Në një intervistë për Fox News, Trump u shpreh se “askush nuk mund ta besojë suksesin që kemi arritur. 48 liderë janë zhdukur me një sulm të vetëm. Dhe situata po zhvillohet me shpejtësi”.
Më tej, në një prononcim për CNBC, ai shtoi se operacioni amerikan në Iran “po ecën përpara më shpejt se sa ishte parashikuar në afatin kohor”.
Deklaratat e presidentit amerikan vijnë në një moment tensioni të lartë mes Uashingtonit dhe Teheranit, ndërsa operacionet ushtarake duket se po intensifikohen.














