Sistemi arsimor në vendin tonë po përballet me sfida të thella strukturore, të reflektuara në mungesën e investimeve të qëndrueshme, infrastrukturën e amortizuar dhe largimin e vazhdueshëm të studentëve nga universitetet.
Rënia e cilësisë së mësimdhënies dhe performanca e dobët në vlerësimet ndërkombëtare po shtojnë shqetësimet mbi efektivitetin dhe qëndrueshmërinë afatgjatë të këtij sektori.
Politologu, Ilir Kalemaj, ka dhënë një pasqyrim më të gjerë të situatës së sistemit arsimor në vendin tonë.
Në podcastin e tij (Për) Shtjellim, me të ftuar ish-zv,kryeministrin dhe ministrin e Arsimit, Myqerem Tafaj, është diskutuar se ku është situata aktuale me arsimin në vendin tonë, dhe cila është “Thembra e Akilit” apo pikat e dobëta të këtij sistemi.
Ndiqni podcastin e plotë në linkun më poshtë:














